Astrit Hatellari, njeriu që i vuri lakun monumentit të Enver Hoxhës, dorëzon medaljen “Pishtar i Demokracisë”: Kjo nuk është Shqipëria që ëndërruam

“Gazeta Shqiptare” sot ka botuar një intervistë me Astrit Hatellarin njeriun që sipas “GSH” në një momenti kyç në historinë e Shqipërisë, ka qenë aktor kryesor, pasi ka vendosur të ndërmarrë një veprim kurajoz. Është njeriu që 24 vite më parë, në 20 shkurt 1991, i vuri lakun te dora e pasme monumentit të Enver Hoxhës. Gazetarja Rezarta Delisula që ka realizuar dhe intervistën shkruan se 56 vjeçari është një burrë energjik, që flet qetë e nuk shan, edhe pse jeta e ka përballur me llojlloj sfidash. Por sot, në 24vjetorin e aktit të tij Astrit Hatellari, ka vendosur të dorëzojë në Presidencë medaljen “Pishtar i Demokracisë”, një medalje që i është akorduar 5 vite më parë nga ish-presidenti Bamir Topi. Motivi është i thjeshtë: kjo nuk ishte Shqipëria që ai e shokët e tij ëndërronin.
l.v
Comments
Çthua sa keq por ska si të
<p>Çthua sa keq por ska si të ndollte ndryshe me këtë kallo që kemi në kokë juve ishit ata që bërtisnit që e duam Shqipërinë si europa por nuk e dinit që të ndollte kjo në radhë të parë duhet të mësoheshim NE që të sillemishm si ata dhe të mendonim si ata pa këto të dyja nuk mund të vemi atije do ishte mirë të mos ta merje se tani si ta dorëzoshe dhe tëmos ta dorëzoshë nuk ndryshonë gjë është si kofini pas të vjelave</p>
O Leonard, o Grek perdor te
<p>O Leonard, o Grek perdor te pakten ndonje shenje pikesimi, si psh ndonje pike a presje, se merresh vesh qe atje tutje qe nuk je SHQIPTAR. Ua kam thene edhe atyre shokeve te tu si me te kenduar, ju GREKET shkoni me mire e komentoni andej nga KathemirionoQIA. Edhe nje gje tjeter, per pak do te fillojne t'u paguajne me dhrahmi se eurot u jane mbaruar andej nga Asfalia. </p>
Add new comment