Një dëshmi e Fatos Lubonjës për rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997: E gjeta me hundë të thyer

Gazeta “Panorama” në shtypin e sotëm boton kujtimet e publicistit dhe shkrimtarit të njohur Fatos Lubonja, pjesë të librin të tij “Nëntëdhjeteshtata apokalipsi i rremë”. Në këtë botim Lubonja risjell në vëmendje ngjarjen e vitit ’97 kur Edi Rama dhe miku i tij Vladimir Myrtezai u goditën nga dy persona të maskuar me doreza hekuri. Lubonja shkruan në detaje se personat e pranishëm ishin miku i tij Lad Myrtezai, Edi Rama dhe Delina Fico, aktori Artan Imami dhe këngëtarja Rovena Dilo, por edhe ish-Zv/Kryeministri i asokohe Dashamir Shehu, në një nga lokalet e kryeqytetit më të frekuentuar nga artistë dhe politikanë. Lubonja, i vetëquajtur “Qorri” në librin e tij, tregon se si e kishte gjetur Edi Ramën në shtëpinë e prindërve të tij, të dashur dhe të ënjtur nga plagët e marra, njerëzit e shumtë që shkonin për ta vizituar por edhe qëndrimin e çuditshëm të vetë Ramës, që sipas Lubonjës, i kishte kërkuar fqinjit të tij t’i bënte një foto, e cila do të dilte nesër në gazetat e kohës.
l.v
Rrëfimin e plotë e gjeti sot në gazetën “Panorama”
Comments
Fatos. Prisja qe me ate qe ke
<p>Fatos. Prisja qe me ate qe ke shkruar te hidhje drite se kush e ka goditur Ramen me doreze hekuri ate nate. Kam bindjen qe nuk e di as ti por nje ze nga brenda te thote varjantin e Berishes. "Pasionet" dhe jo dora e dora e te fundit. </p><p>Ky eshte mendimi yt i tanishem dhe jo i asaj nate. </p><p> </p>
Add new comment