Një dëshmi e Fatos Lubonjës për rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997: E gjeta me hundë të thyer

Postuar në 20 Shkurt, 2015 03:33

Gazeta “Panorama” në shtypin e sotëm boton kujtimet e publicistit dhe shkrimtarit të njohur Fatos Lubonja, pjesë të librin të tij “Nëntëdhjeteshtata apokalipsi i rremë”. Në këtë botim Lubonja risjell në vëmendje ngjarjen e vitit ’97 kur Edi Rama dhe miku i tij Vladimir Myrtezai u goditën nga dy persona të maskuar me doreza hekuri. Lubonja shkruan në detaje se personat e pranishëm ishin miku i tij Lad Myrtezai,  Edi Rama dhe Delina Fico, aktori Artan Imami dhe këngëtarja Rovena Dilo, por edhe ish-Zv/Kryeministri i asokohe Dashamir Shehu, në një nga lokalet e kryeqytetit më të frekuentuar nga artistë dhe politikanë. Lubonja, i vetëquajtur “Qorri” në librin e tij, tregon se si e kishte gjetur Edi Ramën në shtëpinë e prindërve të tij, të dashur dhe të ënjtur nga plagët e marra, njerëzit e shumtë që shkonin për ta vizituar por edhe qëndrimin e çuditshëm të vetë Ramës, që sipas Lubonjës, i kishte kërkuar fqinjit të tij t’i bënte një foto, e cila do të dilte nesër në gazetat e kohës.

 

l.v

 

Rrëfimin e plotë e gjeti sot në gazetën “Panorama”

 

http://www.panorama.com.al/2015/02/20/debati-per-sulmin-ne-97-lubonja-si-e-goditen-ramen-me-doreza-hekuri-e-gjeta-me-hunde-te-thyer/

 

Comments

Submitted by Trivium Discipulus (not verified) on

<p>Fatos. Prisja qe me ate qe ke shkruar te hidhje drite se kush e ka goditur Ramen me doreze hekuri ate nate. Kam bindjen qe nuk e di as ti por nje ze nga brenda te thote varjantin e Berishes. &quot;Pasionet&quot; dhe jo dora e dora e te fundit.&nbsp;</p><p>Ky eshte mendimi yt i tanishem dhe jo i asaj nate.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.