Të Paekspozuarit/Parkingjet në Tiranë, pse u tërhoq Bashkia për t’i dhënë me koncesion. Eksperti Çeliku: “Nuk nevojitet. Aktiviteti është shërbim, jo prodhim”

Emisioni “Të Paekspozuarit” në “OraNews” ka trajtuar mbrëmjen e së enjtes, temën e parkimeve publike në Tiranë, për të cilat Bashkia propozoi të jepeshin me koncesion te kompani private, por që më pas u tërhoq nga ky propozim. Në materialin filmik të emisionit, eksperti Sadedin Çeliku vuri në dyshim procedurën e koncesionit. Sipas tij nuk duhet përdorur kjo procedurë për një aktivitet që nuk është prodhim, por shërbim. Pse Bashkia nuk menaxhon parkingjet publike, ishte pyetja e tij. Debati u zhvendos në studio, mes ideatorit dhe drejtuesit të këtij emisioni Ylli Rakipi dhe të ftuarve: Albert Brokaj, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t, Eridian Saliani, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dritan Shutina, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Zhvillim e Kontabilitet dhe përfaqësuesin e shoqërisë civile. “Të paekspozuarit” e vuri theksin se në Tiranë nuk ka një ndërmarrje të dedikuar për parkimin publik në Bashki, siç ndodh në Serbi, Maqedoni etj. Këto janë kompani fitimprurëse dhe menaxhohen direkt nga Bashkitë e këtyre qyteteve. Siç pranon dhe nën/kryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, në Tiranë deri më tani këtë menaxhim e bën zyra e Tatim-Taksave të Bashkisë, por ky është paradoks, pasi Tatim-Taksat presupozohet se tatojnë biznese private të ndara nga Bashkia, ndërsa parkingjet publike janë pjesë e e Bashkisë. Emisioni zbuloi se Bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjëherë një studim për çështjen e parkimeve. Edhe studimi i fizibilitetit i paraqitur së fundmi, është realizuar vetëm pasi bëri ofertat kompania private. Nga ana tjetër, Bashkia në 20 vite nuk ka respektuar dhe kërkuar zbatimin e parimit për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në pallatet e reja. Bozdo tha se, “janë 250 pallate që kanë shkelur këtë detyrim përpara vitit 2011”, por në relacionin e koncesionit, Bozdo nuk ka përcaktuar se sa pallate me parkingje nëntokësore ka realizuar Bashkia e drejtuar nga Basha. Bozdo tha se “nuk e ka këtë shifër”.
l.v
Add new comment