Drogë, paga të mira dhe karrierë. Ja se si ISIS e menaxhon ushtrinë e tij

100 dollarë në ditë për të luftuar të paktën 16 orë. Sa më shumë të “mbjellin” terror, aq më shumë i paguan organizata. “Tgcom.it” publikon sot një raport lidhur me joshjen që organizata islamike operon me rekrutimin e ushtarëve të rinj. Përtej ekzekutimeve publike, videove horror dhe kërcënimeve ndaj Perëndimit, struktura e brendshme e Shtetit Islamik ka dhe një anë tjetër të medaljes. Hierarkitë dhe rregullat që po dalin në pah rreth burimeve të antiterrorizmit mes Sirisë dhe Irakut paraqesin fakte tronditëse. Ushtria e milicëve paguhet me një mesatare prej 100 $ në ditë, është e pajisur me drogë dhe viagra për përdhunime dhe për të mbjellë terror në botë.
l.v
Add new comment