Arkiv-Lajme
Vangjel Dule shpreson që shumë shpejt kryepeshkopi Anastas Janullatos të marrë nënshtetësinë shqiptare
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shpreson që shumë shpejt kryepeshkopi Anastas Janullatos të marrë nënshtetësinë shqiptare. Duke folur për revistën Java, ai tha: “Në aktivitetin dhe misionin e tij, të djeshëm dhe të sotëm, objekt i paragjykimeve nuk ka qenë figura e tij, që për shkak të përmasës ndërkombëtare, është i imunizuar nga gjëra të tilla. Ka vetëm segmente të caktuara që shpesh nga padija, e më pak nga ligësia, që në fakt nuk sulmojnë kryepeshkopin, por synojnë të vënë mina njerëzore në harmoninë tonë të mrekullueshme fetare.
Deputeti Vladimir Kosta i bashkëngjitet Kokëdhimës: Liberalizimi i kanabisit mjekësor, vende pune dhe të ardhura
Gazeta “Shekulli” vazhdon t’i mëshojë idesë për liberalizimin e kultivimit të një pjese lëndësh narkotike. Sipas kësaj gazete deputeti socialist, Vladimir Kosta del pro idesë së deputetit Koço Kokëdhima për liberalizimin e kanabisit si bimë mjekësore. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kosta shprehet se kjo nismë kërkon një mbështetje, pasi ajo do i sillte përfitime si banorëve ashtu edhe shtetit, pasi shteti do të përfitojë të ardhura nga taksat që do u grumbullojë banorëve për ushtrimin e ligjshëm të kësaj kulture mjekësore.
l.v
Kërkohet ndalim i hyrjes së autobusëve të Serbisë në Kosovë me qëllim migrimin dhe padi gjyqësore ndaj pronarëve të këtyre kompanive
“Exspress” shkruan se shoqata e operatorëve të transportit rrugor të udhëtarëve të organizuar ka kërkuar që t’u merren lejet të gjitha kompanive që kanë transportuar kosovarët për në Suboticë, me qëllim migrimin. Drejtues të kësaj shoqate kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria e Shtetit ti hetojnë të gjitha këto kompani por edhe ato të shtetit Serbë dhe menjëherë të fillojnë procedurat e tërheqjes së lejeve hyrëse në Kosovë, si dhe të ngrihet padi gjyqësore ndaj pronarëve të këtyre kompanive.
Bruksel/ Ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis konfirmoi se Greqia heq dorë nga memorandumi
AFP njofton se ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis konfirmoi sot se marrëveshja me zonën euro për një zgjatje me katër muaj të programit të ndihmës financiare ishte etapa e parë që do t’i mundësonte Athinës të hiqte dorë nga memorandumi. “Greqia vendosi të heqë dorë nga memorandumi dhe të bëhet bashkëpunëtor për reformat dhe fatin e saj”, theksoi Varoufaqis në përfundim të një takimi të Eurogrupit që mundësoi gjetjen e menjëhershme të një kompromisi të nevojshëm për mbajtjen e vendit të tij në zonën euro.
33‐vjeçari që goditi makinën e shefit të policisë torturohet në komisariat dhe përfundon në spital. Prindërit akuzojnë policinë (video)
Fillimisht ai u dhunua publikisht nga policia në mes te qytetit të Korçës, denoncuar përmes një videoje që bëri xhiron në rrjetet sociale. Më pas përfundoi në spital pas torturave edhe brenda në qeli. Në një video të re publikuar ne rrjetet sociale, mund te shihni debatin mes mjekeve dhe policeve, ku duket se policia i bën presion mjekeve... Është ora 01.00 e natës dhe 33 vjeçari Tomi Misha ndodhet në spital pas torturimit edhe brenda ne komisariat.
Skandali në Shkup, hotel mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup. Shoqëria civile hesht
Qendrës së Shkupit do ti shtohet edhe një hotel i stilit barok, i cili do të ndërtohet tek shtëpia ku lindi dhe u rrit Gonxhe Bojaxhiu e njohur në tërë botën si Nënë Tereza, aty ku së pari ishte paraparë që të ndërtohej kisha “Shën Elena dhe Kostandini “. Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se qeveria e Maqedonisë nuk ka hequr dorë nga zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se rreth 300 kosovarë kanë shkuar në luftrat e Irakut dhe të Sirisë
Skënder Hyseni, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka shprehur bindjen se Kosova do që të bëhet pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm dhe se ajo është zotuar për të kontribuuar me resurse humane dhe financiare në luftën kundër terrorizmit. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Hyseni tha se ka ofruar në kuadrin e takimit, detaje nga përgatitjet dhe korniza ligjore që ofron Kosova në luftën kundër terrorizimit. Ai mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.
“Gazeta Shqiptare”: “I penduari” Kristi Pine identifikon bashkëpunëtorët me të cilët ka kryer krimet
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Kristi Pine, i penduar i drejtësisë, i dyshuar për vrasje me pagesë, u ka rrëfyer prokurorëve të Krimeve të Rënda, emrat e disa personave me të cilët ai pretendon se ka bashkëpunuar për kryerjen e krimeve. Po sipas “Gazeta Shqiptare” burime të besuara të saj, thanë se mbi bazën e rrëfimit të tij, është identifikuar dhe shpallur në kërkim pronari i një lokali në zonën e Unazës së Re, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në të ashtuquajt urën si “Banda e vrasësve me pagesë”. Por, detaje të tjera rreth rolit të tij nuk u dhanë.
Deutsche Welle: Fundi i krizës "martesore" gjermano-franceze, terrorizmi e kanë afruar Merkelin me Hollande
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande kanë pasur raporte të ftohta në fillim të mandtit. Por krizat i kanë afruar mes tyre, shkruan “Deutsche Welle”. Në një koment të botuar në prestigjiozen gjermane thuhet se dukej si një fillim i ri: kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës François Hollande përdorën të gjithë peshën e tyre politike për vendosjen e paqës në Ukrainë.
Tjetër rast dhune nga forcat e policisë, rrihet i riu në mes të Korçës sepse gërvishti makinën e zv.drejtorit të Rendit (video)
Raportohen dy raste të reja dhune nga forca të policisë. Ditën e sotme, një i ri në qytetin e Korçës që po udhëtonte me makinën e tij, ka përplasur automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Korcës, Arben Hasani. I riu i ka kërkuar falje zyrtarit të policisë dhe i tha që do t'i kompensonte dëmin, por Hasani ka njoftuar grupin e gatshëm. Në vend që ta shoqëronin në rajon, ai është qëlluar publikisht në sytë e qytetarëve. Po kështu sot qarkulloi një tjetër video amatore, ku përcilleshin pamje të akteve të dhunës në një rrugë nacionale, që me sa duket ishte në Kavajë.
l.v