Bruksel/ Ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis konfirmoi se Greqia heq dorë nga memorandumi

Postuar në 21 Shkurt, 2015 03:22

AFP njofton se ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis konfirmoi sot se marrëveshja me zonën euro për një zgjatje me katër muaj të programit të ndihmës financiare ishte etapa e parë që do t’i mundësonte Athinës të hiqte dorë nga memorandumi. “Greqia vendosi të heqë dorë nga memorandumi dhe të bëhet bashkëpunëtor për reformat dhe fatin e saj”, theksoi Varoufaqis në përfundim të një takimi të Eurogrupit që mundësoi gjetjen e menjëhershme të një kompromisi të nevojshëm për mbajtjen e vendit të tij në zonën euro. Zona euro vendosi të zgjasë me katër muaj planin e ndihmës financiare të Greqisë, nën kushte, veçanërisht që Athina të paraqesë deri të hënën një listë reformash që duhet të miratohen nga kreditorët.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.