Tjetër rast dhune nga forcat e policisë, rrihet i riu në mes të Korçës sepse gërvishti makinën e zv.drejtorit të Rendit (video)

Raportohen dy raste të reja dhune nga forca të policisë. Ditën e sotme, një i ri në qytetin e Korçës që po udhëtonte me makinën e tij, ka përplasur automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Korcës, Arben Hasani. I riu i ka kërkuar falje zyrtarit të policisë dhe i tha që do t'i kompensonte dëmin, por Hasani ka njoftuar grupin e gatshëm. Në vend që ta shoqëronin në rajon, ai është qëlluar publikisht në sytë e qytetarëve. Po kështu sot qarkulloi një tjetër video amatore, ku përcilleshin pamje të akteve të dhunës në një rrugë nacionale, që me sa duket ishte në Kavajë.
l.v
Comments
Bravo çuna, kafshe te egra
<p>Bravo çuna, kafshe te egra jeni o çuna, ashtu rrifni cilin te mundni. Thone qe edhe Edvin Rilindja kur i mbarohen argumentat, dhe pergjithesisht i mbarohen shpejt, ate pune ben. Pyesni Gramoz Rucin...</p>
Add new comment