Deutsche Welle: Fundi i krizës "martesore" gjermano-franceze, terrorizmi e kanë afruar Merkelin me Hollande

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez François Hollande kanë pasur raporte të ftohta në fillim të mandtit. Por krizat i kanë afruar mes tyre, shkruan “Deutsche Welle”. Në një koment të botuar në prestigjiozen gjermane thuhet se dukej si një fillim i ri: kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës François Hollande përdorën të gjithë peshën e tyre politike për vendosjen e paqës në Ukrainë. Më pas “Deutsche Welle” shkon se ishte paksa befasuese kur më 11 shkurt presidentët e Ukrainës Petro Poroschenko dhe ai rus Vladimir Putin u treguan të gatshëm për negociata dhe marrëveshje. Analistët kanë qenë qysh në fillim pesimistë për qendrueshmërinë e kësaj marrëveshjese, por të gjihë e kanë lëvduar iniciativën gjermano-franceze, si një shenjë të përgjegjësisë së Berlinit dhe Parisit për zgjidhjen e problemeve globale. “Deutsche Welle” shkruan gjithashtu se një shenjë e unitetit gjermano-francez ka qenë edhe paraqitja dhe dënimi i përbashkët i sulmit terrorist ndaj revistës "Charlie Hebdo" në janar. Kjo nuk është e vetkuptueshme sepse përpara ka pasur edhe raste të tjera. Takimet Merkel-Hollande në fillim kanë qenë më të ftohta. Gjermanët trajtoheshin në atë kohë si "mësues", që francezëve nuk u pëlqente.
l.v
http://www.dw.de/fundi-i-kriz%C3%ABs-martesore-gjermano-franceze/a-18271208
Add new comment