“Gazeta Shqiptare”: “I penduari” Kristi Pine identifikon bashkëpunëtorët me të cilët ka kryer krimet

Postuar në 21 Shkurt, 2015 00:46

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Kristi Pine, i penduar i drejtësisë, i dyshuar për vrasje me pagesë, u ka rrëfyer prokurorëve të Krimeve të Rënda, emrat e disa personave me të cilët ai pretendon se ka bashkëpunuar për kryerjen e krimeve. Po sipas “Gazeta Shqiptare” burime të besuara të saj, thanë se mbi bazën e rrëfimit të tij, është identifikuar dhe shpallur në kërkim pronari i një lokali në zonën e Unazës së Re, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në të ashtuquajt urën si “Banda e vrasësve me pagesë”. Por, detaje të tjera rreth rolit të tij nuk u dhanë. Banda e të dyshuarve për ekzekutim e kundrejt pagesës u godit një javë më parë dhe deri më tani në pranga ndodhen të dyshuarit, Pine, që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, Aleksandër Gora dhe Alfred Q. Ky i fundit është i dyshuar edhe si autor i vendosjes së minës së telekomanduar në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.