Arkiv-Lajme

Një dorëheqje nga selia e PS-së e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Fton edhe të zgjedhurit e tjerë: “Nuk kemi lindur për t’u plakur në karrige”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 09:02

Kryetari i Bashksë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga detyra. Ai ka bërë një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së, përmes së cilës ka thënë edhe se gjesti i tij, mund t’u shërbejë si shembull edhe qindra të zgjedhurve të tjerë të PS-së. “Sigurisht që pa PS dhe Edi Ramën unë nuk do të isha dot kryebashkiaku i qytetit tim, por pa qytetarët e Pogradecit dhe mbështetjen e tyre të pakursyer për më shumë së një dekadë, unë nuk do të isha ky që jam sot. Dhashë gjithë çfarë munda e dija për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

Kryetari i ri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, votohet me 96.42%

Postuar në 23 Shkurt, 2015 08:06

Lëvizja Vetëvendosje në Koopsovë ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në të cilat Visa Ymeri është votuar me 96.42%. Po kështu një shumicë dërrmuese ka votuar ndryshimin statutor që e transferon vendimmarrjen për koalicionet në nivel lokal nga anëtarësia drejt Këshillit të Përgjithshëm. Është me rëndësi zgjedhja e kryetarit pasi Albin Kurti bëhet kështu ndër të parët drejtues që largohet nga detyra, në ndryshim nga liderët e përjetshëm që hedhin rrënjë në detyrën e kryetarit. Me dëshirën e Bazës natyrisht.
s.z

"Transformimi i Shqipërisë”, i suksesshëm si operacion mediatik. “I gatuar në Tiranë, në bashkëpunim me një gazetari të keqe italiane (ndoshta edhe me ambasadën)”, shkruan Lubonja

Postuar në 23 Shkurt, 2015 07:07

Shqiptarë që kthehen në vendin e tyre, italianë që vijnë e investojnë këtu, që flasin për “mrekullinë shqiptare”, për përmbysjen e madhe brenda 24 vjetësh. Këto elementë që i dëgjojmë shpesh kohët e fundit, janë marrë nga Fatos Lubonja, si temë e një opinioni të publikuar sot në gazetën “Panorama”, në të cilin ai merret me këtë rivizatim të imazhit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Lubonja shkruan se ka patur madje edhe gazetarë italianë që e kanë intervistuar pë rtë kuptuar këtë transformim, që sipas tij është shenjë e asaj skizofrenie që kaplon mendjet e manipuluara.

"Unë nuk besoj...”, replika e deputetit Blushi ndaj shifrave dhe arritjeve të pretenduara të qeverisë. “Shqiptarët po dyshojnë në vlerën e zgjedhjeve...”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 06:31

Shtypi shkruajti para disa ditësh për darkën mes kryeministrit dhe deputetit Ben Blushi. U ngritën hipoteza për një kandidim të Blushit për bashkinë e Tiranës, omfol për pajtim mes të dyve, meqë Blushi ende shikohet si një variant opozitarizmi në radhët e PS-së, por mesa duket këto nuk kanë qenë të vërteta. Një opinion i fundit i deputetit socialist hedh dritë mbi qëndrimin publik të tij për qeverisjen e deritanishme. Dhe ky qëndrim konvertohet me një kuptim cilësues: Dështim. “Unë nuk besoj se e kemi ulur papunësinë.

Nishani para mediave: 25 vjetori i rënies së komunizmit e meriton hapjen e dosjeve dhe lustracionin

Postuar në 23 Shkurt, 2015 05:33

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë posaçërisht përpara mediave sot, për të vlerësuar këtë vit që përkon me 25-vjetorin e rënies së komunizmit, si momentin më të përshtatshëm për vendin tonë që të hapen dosjet e ish-sigurimit. Përmes një konference nga ambientet e Presidencës, kreu i shtetit u bëri thirrje ligjvënësve që të hartojnë sa më parë një ligj për hapjen e dosjeve ku të përfshihet edhe procesi i lustracionit, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë.

Avokati i Pelushit: Aksidentin e shkaktoi gazetari Peka, jo klienti im. Gjykata: Burg deri në mbylljen e hetimeve

Postuar në 23 Shkurt, 2015 04:34

Sipas avokatit Vladimir Germenji, klienti i tij Emiljano Pelushi nuk është shkaktar i aksidentit të pak ditëve më parë, por gazetari Çim Peka i cili drejtonte automjetin ku ndodhej dhe 29-vjeçarja Fleura Kola. Avokati Germenji e bëri këtë deklaratë në seancën gjyqësore të zhvilluar në një nga dhomat e spitalit të Traumës në Tiranë, ku Pelushi merr mjekim si pasojë e lëndimeve nga aksidenti. Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen Kola, avokati i Emiljano Pelushit hodhi akuza ndaj prokurorisë se po bën hetime të njëanshme.

Çmimet Oskar, triumfon “Birdman” me katër statueta. Aktorët më të mirë, Julianne Moore dhe Eddie Redmayne

Postuar në 23 Shkurt, 2015 03:13

Katër statuja të  arta mori në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”, filmi “Birdman”, prodhimi kinematografik me regji të Alejandro G. Inarritus. Në edicionin e 87-të të çmimeve Oscar në teatrin Double në Hollywood u shpallën si aktorja më e mirë Julianne Moore në filmin “Still Alice”, aktori Eddie Redmayne me  “The Theory Of Everything”. Ndërsa surpriza e mbrëmjes ka qenë edhe interpretimi i këngëtares Rita Ora.

Ja fituesit e edicionit të 87-të të çmimeve "Oscar":

 

Filmi më i mirë: ”Birdman”

Regjia më e mirë: Alejandro Gonz ”Lez Inarritu’

Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të rikandidojë për Tiranën. Duam Agron Dukën në Durrës, por varet nga PD

Postuar në 23 Shkurt, 2015 03:02

Duke folur për gazetën Mapo, aleati i PD-së dhe kreu republikan Fatmir Mediu është i mendimit se rikandidimi i Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës është i pamundur, sepse ai duhet të udhëheqë fushatën e PD-së në të gjithë vendin. Duke mos I kursyer komplimentet, mediu tha se “Basha padyshim që është figura më e mirë që ne kemi, sepse është drejtuesi i së djathtës dhe ka një eksperiencë qeverisjeje qendrore dhe lokale të suksesshme si asnjë tjetër. Nga ana tjetër, Basha ka përgjegjësinë jo vetëm për Tiranën por dhe gjithë bashkitë e tjera.

Strategjia e PD, “Panorama” zbardh udhëzimin ku jepen direktiva për “votuesit e lëkundur”

Postuar në 22 Shkurt, 2015 14:54

Partia Demokratike do të verifikojë listat e zgjedhësve, para datës 28 mars. Gazeta “Panorama” ka publikuar udhëzimin përkatës, ku jepen direktiva që në çdo lagje të kontaktohen votuesit e lëkundur.

Shënim: Probleme në drejtshkrim edhe nga ministrja e Arsimit në mesazhet e saj publike!

Postuar në 22 Shkurt, 2015 14:43

Si çdo anëtar i qeverisë, edhe ministrja e arsimit, Lindita Nikolla është aktive në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për të prezantuar arritjet në dikasterin që ajo drejton. Mirëpo nga një vëzhgim në tekstet që zonja Lindita Nikolla poston në profilin e saj në facebook, vërehen gabime amatore që tregojnë për mangësi të pafalshme në  njohuritë e saj për gjuhën shqipe. Janë të paktën 4 fjalë të shkruajtura gabim në tekstin që ajo ka postuar për vizitën e inaugurimit të shkollës në fshatin Zdrajsh.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme