Nishani para mediave: 25 vjetori i rënies së komunizmit e meriton hapjen e dosjeve dhe lustracionin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dalë posaçërisht përpara mediave sot, për të vlerësuar këtë vit që përkon me 25-vjetorin e rënies së komunizmit, si momentin më të përshtatshëm për vendin tonë që të hapen dosjet e ish-sigurimit. Përmes një konference nga ambientet e Presidencës, kreu i shtetit u bëri thirrje ligjvënësve që të hartojnë sa më parë një ligj për hapjen e dosjeve ku të përfshihet edhe procesi i lustracionit, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë. Në kuadër të këtij përvjetori, Nishani lajmëroi organizimin e një sërë aktivitetesh të rëndësishme me profil shtetëror, ndërsa i ka bërë thirrje edhe qeverisë dhe kuvendit të bashkëpunojnë për koordinimin sa më mirë të institucioneve.
“Është një vit që kërkon angazhimin serioz për të përkujtuar dhe celebruar 25-vjetorin e rënies së komunizmit nga të gjitha institucionet e shtetit. Ndaj këtë iniciativë e kam marrë për të organizuar dhe drejtuar disa evenimente me profil shtetëror. Bëj ftesë t’i bashkohen qeveria shqiptare, kryetari i saj, parlamenti shqiptar, opozita shqiptare në mënyrë të tillë që të koordinohen dhe realizohen aktivitete dhe evenimente që meritojnë të sjellin në vëmendje pasojat e tmerrshme që pati krimi komunist në Shqipëri”, tha Nishani.
a.k
Add new comment