Strategjia e PD, “Panorama” zbardh udhëzimin ku jepen direktiva për “votuesit e lëkundur”

Partia Demokratike do të verifikojë listat e zgjedhësve, para datës 28 mars. Gazeta “Panorama” ka publikuar udhëzimin përkatës, ku jepen direktiva që në çdo lagje të kontaktohen votuesit e lëkundur.
“Të përcaktohet prirja se për cilën forcë politike do të votojë. Kjo për të përcaktuar më pas dhe strategjinë që do të ndiqet. Të dhënat e votuesit shërbejnë për mbledhjen dhe përpunimin në vijimësi të informacionit për sjelljen dhe qëndrimin politik të çdo votuesi me qëllim njohjen sa më reale të mbështetjes politike; përpunimin/përshtatjen, mbi këtë njohje, të aktiviteteve dhe të mesazheve të fushatës; mirë- identifikimin e objektivave dhe mirë-shfrytëzimin e burimeve njerëzore për zgjerimin e mbështetjes politike dhe rritjen e votës së pritshme”, thuhet në udhëzim.
n.k
Add new comment