Arkiv-Lajme
Gjykata Administrative pezullon testimin e infermierëve. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri?
“Gjykata Administrative ka pezulluar testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel” – kjo raportohet së fundmi, duke ngritur kështu pengesën e pakapërcyeshme për testimin e nisur nga ministri Ilir Beqja. Këtë të fundit nuk e kanë detyruar të tërhiqet as protesta e mjekëve, as edhe kundërshtitë për aspektin juridik të testimit, i cili sipas mjekut Pajtim Lutaj, nuk u ideua në këtë mënyrë. Lutaj flet për testimin e mjekëve.
Pas largimit të “veteranëve” bashkiakë, e majta në Fier mund të kandidojë Salarjon Totajn nga PS ose Robert Bitrin nga LSI
Pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama që kryebashkiakët që kanë realizuar tre mandate të mos kandidojnë më këto zgjedhje lokale, kanë nisur të diskutohen edhe emrat e parë që mund t’i zëvendësojnë. Brenda mazhorancës mbetet ende për t’u caktuar nëse Fieri do të mbetet e PS-së apo do t’i kalojë LSI-së, por ndërkohë burime bëjnë të ditur se socialistët, nëse vendoset të kenë ata bashkinë e Fierit, mund të kandidojnë Salarjon Totën, drejtori aktual Ujësjellësit të Fierit, bashkëshorti i Drejtoreshës së Doganave Elisa Spiropali.
Artan Shkëmbi zbulon padashur arsyet e vërteta të dorëheqjes: I hapa rrugë kandidatit të LSI-së
Artan Shkëmbi ndoshta pa dashur ka sqaruar arsyet e vërteta të dorehqjes nga detyra e kryebashkiakut të Pogradecit. Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se me largimin nga ky post i ka hapur rrugë një kandidati që do të zgjidhet nga radhët e LSI-së. I pyetur nëse dorëheqja e tij lidhej me zonat e lira që Partia Socialiste do t’i lërë aleatit të vet për zgjedhjet e qershorit, Shkëmbi dha këtë përgjigje.
Shënim: Manolis Glezios u kërkon falje grekëve për mosmbajtje të premtimeve. Një shfaqje e huaj për Shqipërinë, edhe ngaqë premtimet mbahen përherë
Manolis Glezios u ka kërkuar një falje publike grekëve pse Syriza nuk iu përmbajt premtime e të bëra në fushatë. Dhe ky akt ka tërhequr vëmendjen edhe në Shqipëri. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera Glezios: “Ju nuk mund të ndryshoni rezultatin e votës së popullit grek, në zgjedhjet e 25 janarit. Grekët votuan për atë që Syriza premtoi, se do të anulonte regjimin e rreptë të kursimit, domethënë do të pengonim jo vetëm strategjinë e oligarkëve gjermanë dhe vendeve të tjera të kreditorëve, por do t’i kundërviheshim edhe vetë oligarkisë greke.
K. Krisafi hamendëson një dredhi greke. “Mund të avancohet ideja e një kompromisi: “Na jepni detin, t’ju japim Vjosën”. “Harrohen” projektet shqiptare që i vënë dërrmën lumit
Ksenfofon Krisafi, specialist i të Drejtës Ndërkombëtare, shkruante dje në “Gazeta Shqiptare” për çështjen e Vjosës dhe nevojën e rregullimit të regjimit të ujërave me Greqinë. Pasi bën një kronologji të diskutimeve në këtë drejtim, që zë fill që nga fillimi i viteve ’80 e në vijim, Krisafi nënvizon nevojën e ndërhyrjes së shpejtë të palës shqiptare. Dhe për këtë hedh edhe idenë se ajo që po ndodh në Athinë, pra trajtimi i çështjes në Këshillin e Lartë të Shtetit, mund të jetë edhe një lojë.
Ngrihet akuza edhe për kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi. Nuk ka vepruar për të penguar ndërtimet e paligjshme
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kërkuar pezullimin nga detyra të kryetarit të Bashkise së Peshkopisë, Ilir Krosi dhe të kryenspektorit të kësaj bashkie. Krosi akuzohet se nuk ka vepruar sipas ligjit për të ndaluar punimet e kundraligjshme që janë kryer në territorin e bashkisë së Peshkopisë. Bashke me të, për të njëjtën akuzë, janë kallëzuar edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë në Peshkopi, Gafur Gazidede si dhe ish –kryeinspektorët, Halil Zhuka e Dilaver Drizi.
Ikëm apo edhe na lanë të iknim? Mendime të ndryshme për eksodin e marsit të vitit 1991...
Pra disa ditësh publikuam një opinion, në fakt fragment i një libri në punim e sipër, me autor Artan Fugën(http://respublica.al/opinion/2015/02/21/kush-dhe-perse-e-org...).
Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, hiqet monitorimi për Shqipërinë
Shqipëria hiqet nga lista e vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas një raporti të grupit Onsite Team të ICRG, Shqipëria është vendi që ka plotësuar të gjitha mangësitë e raportuara në vite nga FATF (Financial Action Task Force), që monitoron zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në botë. Vlerësimi është dhënë nga Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, që janë të dyja organizata botërore të cilat bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.
Intervista/Zv.ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Chountis: “Për marrëveshjen e detit besoj se do të gjendet një zgjidhje. Nuk mund të jap detaje”. Çështja e devijimit të Vjosës: “Nuk kam asnjë koment”
Leonard Mitro
Flamur Bime u përgjigjet akuzave: Kallëzimi tregon se funksionon ligji, do vërtetoj me fakte që jam i pafajshëm (Video)
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime ka reaguar ndaj akuzave të Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për shkelje në dhënien e një leje ndërtimi. Ai tha se është i hapur për hetime dhe se do të vërtetojë me fakte dhe dokumenta se është i pafajshëm. I pyetur për mundësinë e rikandidimit ose jo, Bime nuk ka pranuar të komentojë.
Bime akuzohet për shpërdorim të detyrës lidhur me një leje ndërtimi të një pallati 12-katësh, që sipas Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është dhënë në kundërshtim me ligjin.