Arkiv-Lajme

“Të Paekspozuarit”, ekspertët: “Ministria e bujqësisë institucion i korruptuar dhe pa strategji”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 06:03

“Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi” ishte tema e emisionit investigativ “Të Paekzpozuarit”, në OraNews mbrëmjen e së enjtes. Gjatë këtij emisioni u denoncuar shqetësimi i ekspertëve të bujqësisë lidhur me gjendjen e bujqësisë shqiptare në 25 vjet. Të ftuarit pohuan se Ministria e Bujqësisë është një institucion pa strategji dhe pa prioritete. Ata akuzuan Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke e cilësuar një institucion të korruptuar.

Ristani: Tahiri të japë dorëheqjen, gënjeu për anëtarësimin e Shqipërisë në Europol

Postuar në 27 Shkurt, 2015 05:45

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas disa deklaratave publike mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Sipas deputetit Arben Ristani, “Tahiri gënjeu kur tha se Shqipëria është më e sigurtë, kur siguri kanë vetëm kriminelët dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë. Ai gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin, fshehu të vërtetën për aksionin e fabrikës së kokainës dhe lidhjet e tyre me qeveritarët, duke mashtruar për aksionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë.

Bundestagu gjerman miraton zgjatjen e ndihmës financiare për Greqinë

Postuar në 27 Shkurt, 2015 05:08

Agjensia e lajmeve AFP njofton se deputetët gjermanë të Bundestagut miratuan me një maxhorancë të dukshme zgjatjen e ndihmës financare për Greqinë. Nga 587 deputetë të pranishëm në votim, 542 prej tyre votuan pro zgjatjes së ndihmës financiare për Greqinë me katër muaj, deri në 30 qershor 2015. Në ndërkohë, 32 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan. Para votimit, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u kërkoi deputetëve të Bundestagut të miratonin zgjatjen e ndihmës financiare Greqisë edhe pse e konsideroi jo të lehtë, por të domosdoshëm një veprim të tillë.

 

Bushati në Prishtinë, bisedime për sigurinë

Postuar në 27 Shkurt, 2015 04:16

Ditmir Bushati viziton Prishtinën ku është takuar me homologun e tij të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin. Sipas gazetës “Express” Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë më efektiv në të ardhmen. Në takimin e përbashkët që do të mbahet më 23 mars Thaçi tha se do të rriten bashkëpunimet politike, shoqërore dhe në fusha tjera mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin që e ka Shqipëria me Kosovën, si për atë ekonomik ashtu edhe atë për atë politik.

Rama në Bukuresht i kërkon kryeministrit Victor Ponta që Rumania ta njohë Kosovën

Postuar në 27 Shkurt, 2015 04:01

Gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon këtë të premte në Rumani, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Rumania ta njohë Kosovën. Në vizitën e tij Rama u prit në një takim nga homologu, Victor Ponta. Pas takimit, dy kryeministrat dolën në një konferencë për shtyp, prej nga ku Rama, duke vlerësuar se Rumania është një vend mik i yni, shtoi se niveli i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit mes dy qeverive është shumë i mirë. Rama shprehu mirënjohjen për Rumaninë për mbështetjen që ky vend, anëtar në Bashkimin Europian po jep në procesin e integrimit në familjen europiane.

Tom Doshi nuk tërhiqet ndaj Edi Ramës: “Kreu i qeverisë të realizojë të gjitha premtimet që ka dhënë për qarkun e Shkodrës deri në 21 qershor”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 03:06

Pavarësisht asaj që gazeta “Panorama” publikoi ditën e sotme, se deputeti socialist i qarkut Shkodër ishte tërhequr në njëfarë mënyre nga akuzat ndaj kryeministrit, beteja ka vazhduar edhe sot. “Paqja” është prishur brenda ditës së sotme kur vetë deputeti i majtë, i kontaktuar nga “Ora News”, ka rikonfirmuar qëndrimin e tij. Ai ka rikërkuar edhe një herë nga kryeministri Edi Rama, të mbajë premtimet për Shkodrën, duke i përcaktuar si afat kohor datën e zgjedhjeve vendore.

Interpoli kërkon 17 serbë të dyshuar për krime lufte në Kosovë, një prej tyre është deputet i partisë së Vuçiçit

Postuar në 27 Shkurt, 2015 00:19

“Zëri i Amerikës” thotë se autoritetet serbe reaguan pas njoftimeve se në policinë ndërkombëtare janë ngritur urdhër arreste për 17 të dyshuar për krime lufte, në mesin e tyre një deputet serb. Komentet e tyre pasuan njoftimet se një gjykatë në Gjakovë, në Kosovën perëndimore, ka shpallur një urdhër arresti për ish gjeneralin serb Momir Stojanoviç dhe 16 serbë të tjerë, nën akuzat për krime lufte. Momir Stojanoviç aktualisht është deputet i Partisë Përparimtare të Serbisë, që udhëhiqet nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryetar i komisionit parlamentar për çështje të sigurisë.

Lajmi 1/Ministri i Brendshëm: “Hetimet për Santon kanë ngecur”. Lajmi(?) 2: Fevziu- Tahirit: “Ke disa muaj që nuk flet me Artan Didin”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 15:15

Gazetari Blendi Fevziu ka patur sot në studio ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Duhet thënë paraprakisht se Tahiri është shfaqur shumë i ngarkuar ndaj mediave në përgjithësi, por edhe Fevziut, që sipas tij “dëgjon shumë Saliun”. Në studio janë prezantuar videot e shumta që kanë qarkulluar së fundmi për dhunën e ushtruar nga përfaqësues të policisë, por edhe të kritikave që ka patur për punën e Tahirit. Një nga këto ka qenë edhe një kritikë e Tom Doshit, që flet për mangësi në punën e policisë në ndjekjen e vrasësve të Artan Santos. Tahiri tha se “për këtë çështje ka një ngërç.

Cilësia e miellit, Buzhala: “Të gjitha vlerat janë nën minimum. Mbaj përgjegjësi penale për këto që po them”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 14:30

Cilësia e miellit që përdoret për prodhimin e bukës është diskutuar sërish në Kosovë në emisionin “Rubikon”. Gazeta “Express” njofton se një nga drejtuesit e saj, z. Buzhala, ka paraqitur disa të dhënaër cilësinë e miellit, që po kthehet në çështje që prek edhe Shqipërinë.

M. Baze shkruan se Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm. “Ndryshe do të kthehet në një figurë zvarraniku për opinionin publik”

Postuar në 26 Shkurt, 2015 13:02

Mero Baze shkruan në opinionin e sotshëm mbi situatën e krijuar në PS, pas akuzave dhe deklaratave të deputetit Tom Doshi. Baze është i mendimit se pas kësaj ngjarjeje, kryeministri i Shqipërisë, duhet të dëshmojë që është i pashantazhueshëm, përndryshe sipas tij, ai që do të qeverisë do të jetë institucioni i shantazhit. “Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm dhe duhet të tregojë vendosmëri të bëjë betejë kundër shantazhit politik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme