Bushati në Prishtinë, bisedime për sigurinë

Ditmir Bushati viziton Prishtinën ku është takuar me homologun e tij të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin. Sipas gazetës “Express” Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë më efektiv në të ardhmen. Në takimin e përbashkët që do të mbahet më 23 mars Thaçi tha se do të rriten bashkëpunimet politike, shoqërore dhe në fusha tjera mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin që e ka Shqipëria me Kosovën, si për atë ekonomik ashtu edhe atë për atë politik. Ai tha se inkurajon qeverinë e re të Kosovës që të vazhdojë ta përmbyll procesin e liberalizimit të vizave. Ministri Bushati më tej tha se kanë biseduar edhe për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e sigurisë.
l.v
Add new comment