Arkiv-Lajme
Rinovohet liçenca për operatorin celular AMC. Nuk bëhet i ditur çmimi
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka rinovuar licencën operatorit cellular AMC. Operatori kishte marrë licencën në vitin 2000 dhe i ka përfunduar, çka ka sjellë nisjen e proceduravepër rinovimin. “Bazuar në procedurat e ligjit nr. 9918. datë 19. 05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr.496 datë 22.07.2014, për “Miratimin e rregullave e të procedurave të rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim” dhe Raportin vlerësues të AKEP, AMC sh.a.
Dalin në shitje makinat super të shtrenjta të ish-qeveritarëve grekë. Në ankand edhe BMW-ja 750 mijë euro e Venizelos. Edhe qeveria shqiptare ka një autoveturë luksi
Shuma marramëndëse shpenzoheshin nga ish-qeveritarët e lartë grekë vetëm për makinat zyrtare dhe servisin e tyre. Për këtë arsye gjysma e mjeteve të shërbimeve qeveritare greke do të dalin në shitje. Vetëm dy BMW-të e blinduara që përdoreshin nga ish-zv/kryeministri Evangelos Venizelos dhe kryeministri Antonis Samras ishin blerë secila nga 750 mijë euro, ndërkohë që servisi vjetor i tyre ka kushtuar rreth 18 mijë euro për çdo automjet.
Ish-Presidenti i “Parma”, Ghirardi: “U kërkoj falje tifozëve. Sot nuk do t’ia shisja ekipin Taçit. Nuk më dha 10 milionët e parashikuar”
Rezart Taçi u duk me bujë në media për blerjen e ekipit "Parma" mirëpo doli shumë shpejt nga skena. Një lëvizje që ka krijuar shumë turbullirë te Parma, por edhe tensione. Kështu “La Gazzetta dello Sport” publikon sot një intervistë me ish-presidentin e ekipit, Tommaso Ghirardi që shprehet shumë i zhgënjyer. Dhe tregon sesi ndodhi që ai i kaloi Rezart Taçit ekipin që e posedonte vetë.
Kanada (Quebeck): Një gjyqtare i kërkon një gruaje myslimane të heqë velin nga kryet; ndryshe nuk e zhvillon gjyqin
Ka ndodhur në Kanada. Policia ndalon që djalë që i jepte makinës, dhe zbulon se atij i ishte hequr patenta, e rrjedhimisht nuk kishte të drejtë t'i jepte makinës. Si ndëshkim, ia bllokojnë makinën për një periudhë të caktuar. Mirëpo makina ishte e s'ëmës, e cila e hodhi në gjyq policinë, duke kërkuar e shpresuar që t'i kthehej makina, ngaqë i duhej për punë.
Shënim: A mos është më praktike dhe e ndershme që për TVSH-në të paguajë anëtarësia e partive politike?
Drejtori aktual i RTSH-së, Martin Leka, deklaroi në një intervistë për gazetën “Dita”, të cilën e publikuam dje, se: “RTSH e ka humbur besimin e qytetarëve sepse është konceptuar si një edicion lajmesh, si qokë për politikën prej vitesh e prej qeverish”.
FMN: Rritja ekonomike më e ulët se parashikimi 3%. Shefi i Fondit në Tiranë: “Kompensimi i pronave rrezikon perspektivën fiskale të Shqipërisë”
Fondi Monetar Ndërkombëtar, partneri dhe asistuesi kryesor i qeverisë shqiptare paralajmëron rishikimin e rritjes së parashikuar ekonomike. Në një intervistë për “Top-Channel”, shefi i Zyrës së Fondit në Tiranë, Jens Reinke tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët, kryesisht për shkaqe të jashtme. “Kryesisht janë faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës që ka goditur këtë sektor në Shqipëri. Po kështu problemet në vendet e Eurozonës, veçanërisht Greqia por jo vetëm, të cilat mund të rrudhin më shumë dërgesat dhe ndoshta edhe eksportet.
Kokëdhima pro legalizimit të kanabisit mjekësor: trajton mbi 170 sëmundje dhe sjell progres ekonomik
Deputeti socialist Koço Kokëdhima shfaqi hapur qëndrimin e tij politik për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai sqaroi se, propozimi i tij nuk ka të bëjë me një plan biznesi, apo zhvillimin e një ekonomie kriminale, por lidhet me një ekonomi të licencuar dhe të mirëkontrolluar nga shteti, një projekt që duhet të kthehet në monopol shtetëror. Arsyet kryesore pse e mbështes, tha deputeti i majtë, kanë të bëjnë me ata pacientë që kanë nevojë për trajtimin e sëmundjeve, përmes medikamenteve që burojnë nga kanabisi.
Elbasan: Operacion droge, arrestohen 4 persona, mes tyre dy femra. Shpërndanin heroinë, kokainë
Operacioni i koduar “Vazhdimësia” ka vënë në pranga katër persona, mes tyre dy femra. Grupi i trafikantëve shpërndante heroinë, kokainë, kanabis sativa si dhe lëndë të tjera narkotike. Sektori Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Elbasan, pas një pune hetimore të mirë koordinuar, bëri të mundur arrestimin e Storado Sadushi, 20 vjeç, Rudina Sadushi, 43 vjeçe, Manushaqe Sadushi, 65 vjeçe dhe Andi Braçja, 22 vjeç. Ndërkaq është shpallur në kërkim shtetasi S.
Nënprefekti i Korçës zgjidhet kryetar bashkie në Pogradec për 4 muaj. Emërimi pas dorëheqjes së Shkëmbit
Luan Maxhari është zgjedhur kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Pogradecit, që do të zëvendësojë në këtë detyrë Artan Shkëmbin, dorëhequr nga posti vetëm pak ditë më parë. Korrespondentja e OraNews raporton se Maxhari, anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit ka qenë nënprefekt i Korçës. Zgjedhja e tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak dhe është miratuar me votat e shumicës.
31 marsi afati i fundit i OSHEE për debitorët e energjisë
Debitorët e OSHEE-së do të kenë edhe 32 ditë kohë për të lidhur aktmarrëveshjet me kushte lehtësuese. Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri përmes një njoftimi për shtyp bëri publik shtyrjen e afatit i cili skadon në fundit të muajit tjetër. “OSHEE shtyn afatin deri më 31 mars. Të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së do të kenë mundësi të paraqiten për të lidhur aktmarrëveshjen me kushtet lehtësuese” tha Gjiknuri duke nënvizuar se, “Koha shtesë është afati i fundit”, pas 31 marsit 2015 do nisin tarifat dhe masat e zakonshme.
l.v