Dalin në shitje makinat super të shtrenjta të ish-qeveritarëve grekë. Në ankand edhe BMW-ja 750 mijë euro e Venizelos. Edhe qeveria shqiptare ka një autoveturë luksi

Shuma marramëndëse shpenzoheshin nga ish-qeveritarët e lartë grekë vetëm për makinat zyrtare dhe servisin e tyre. Për këtë arsye gjysma e mjeteve të shërbimeve qeveritare greke do të dalin në shitje. Vetëm dy BMW-të e blinduara që përdoreshin nga ish-zv/kryeministri Evangelos Venizelos dhe kryeministri Antonis Samras ishin blerë secila nga 750 mijë euro, ndërkohë që servisi vjetor i tyre ka kushtuar rreth 18 mijë euro për çdo automjet. Këto autoveturaqë ishin porositur për ish-ministrin e Financave të Greqisë dhe ish-ministrin e Brendshëm, por që kaluan në përdorim nga Venizelos e Samaras janë të standardit më të lartë të sigurisë pasi janë të papërshkueshme nga plumbat, bombat dhe raketahedhëset. Me një makinë të tillë të ngjashme lëviz edhe kryeministri Rama, një benz i blinduar me vlerë rreth 700 milionë lekë, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte porositur prej tij për delegacionet e huaja në vitin 2010 por që aktualisht po shfrytëzohet nga kryetari i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Blerja e këtij Benzi është bërë me një vendim të qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867, ku thuhet se me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t'i shtohet fondi prej 700 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e një automjeti të blinduar, për parkun e delegacioneve.
l.m
Add new comment