Shënim: A mos është më praktike dhe e ndershme që për TVSH-në të paguajë anëtarësia e partive politike?

Postuar në 27 Shkurt, 2015 09:14

Drejtori aktual i RTSH-së, Martin Leka, deklaroi në një intervistë për gazetën “Dita”, të cilën e publikuam dje, se: “RTSH e ka humbur besimin e qytetarëve sepse është konceptuar si një edicion lajmesh, si qokë për politikën prej vitesh e prej qeverish”. Leka foli edhe për dixhitalizimin e TVSH-së, për të cilin tha se kryeministri është investuar personalisht, por “çështja nuk është kaq e thjeshtë”(http://respublica.al/permbajtje/2015/02/26/drejtori-i-rtsh-s...). Po dje, publikuam një shkrim të marrë nga “shqiptarja.com” që hidhte dritë sesi shpërdorohen paratë publike për këtë proces të shumëpërfolur, shpërdorim që në rastin më të mirë vjen nga paafatësia(http://respublica.al/opinion/2015/02/26/dixhitalizimi-i-tvsh...). Themi në rastin më të mirë, pasi prej disa muajsh ka një denoncim publik nga gazetari Ardi Krasta, se dixhitalizimi i TVSH-së po çohet me vullnet në dështim nga kryeministri, për arsye të aferave me televizione të tjera. Madje Krasta është shprehur tekstualisht se “kryeministri është i kapur”. Dhe nuk kemi dëgjuar ndonjë përgënjeshtrim, ose “hedhje poshtë me neveri” të kësaj akuze. Pak interes kanë tanimë këto gjëra, sa kohë që përditmëria është e mbushur me lajme që ilustrojnë jo vetëm kapje dhe hapje, por edhe tëhuajëzimin e raportit të qytetarit me institucionet, të cilat po u shërbejnë shumë pak njerëzve. Rasti i TVSH-së qëndron në kulm të këtij banditizmi politik, pasi nëse marrim shprehjen e kryeministrit se për çdo shërbim duhet paguar, atëherë ne mund të konstatojmë vetëm Pagesën që e bëjmë të gjithë. Por shërbimin që duhet të merrnin nga dhënia e parave nuk e shohim. E thotë këtë vetë drejtori i TVSH-së, e shohim edhe vetë sa herë që gabimisht telekomanda na çon te tvsh, që për ironi na kujton edhe me akronimin e vet një element fiskal. Çështja nuk është kaq e thjeshtë, thotë Leka, pra gjendja nuk duket të ndryshojë. Por në këto kushte do të duhet që të paktën të shtrojmë pyetjen: a duhet të paguajmë akoma për TVSH-në? A mos vallë është më praktike që pagesën për këtë tv ta bëjnë anëtarët e partive politike, të paguajnë një kuotizacion, pasi jo vetëm është më e ndershme, por kështu përputhet misioni i vërtetë i TVSH-së me atë që ai e adreson si publik të vetin? PS-ja ka patur ambicien e 120 mijë anëtarëve, po kaq deklaron edhe PD-ja, të shtohen edhe anëtarët e LSI-së dhe partive të tjera dhe padyshim që paratë dalin. Përndryshe, kjo është njësoj sikur çdo shqiptar të paguajë për të mbajtur gazetën “Zëri i Popullit”, apo “Rilindja Demokratike” dhe “Integrimin”, ndonëse këto të paktën përballen formalisht çdo mëngjes me sfidën e tezgave, krahas gazetave të tjera.
s.zaimi

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Eshte e kote zoteri spostimi politik si justifikim. Kjo eshte njera ane. Po nga ana profesionale ai televizion ka vdekur...Kemi te bejme me nje institucion kombetar qe shperndan ne te gjithe boten kartviziten e prezantimit te pare se kush eshte shqiperia. Shperndan imazhin shqiptar. Pole ta leme boten se TVSH nuk e shikon asnje me duket ne shqiperi pervec emigranteve, dhe keto nuk jane pak. Stili, formati, dizanji, vizualiteti, efektet, reklamat, muzika ilustruese dhe e gjithe filozofiae prezantimit e programit te programeve eshte pak te quhet skandaloze. Me e shemtuar nuk ka si behet. Eshte tmerruese ne cdo ore qe shikon dhe kjo nuk eshte rastesi po nje fakt skandaloz e kuptimplote qe aty jane te gjithe te paafte dhe pak ka te beje me politiken. Fillojme me emisionin e mengjezit &ldquo;Mirsevjen&ldquo;: Pakorrektesi ne orar kur fillojne lajmet, kur fillon emisioni si prezantim futje idjoteske te reklamave apo publikimeve e njoftimeve pa lidhje fillime te dialogeve debile e kerkese se nuk ngrihet dot heret moderatori duke biseduar gjthmone me fantazme fonike pa figure po vetem me ze. Nje konceptim kadaver me dada da figure te peshtire per nga estetika ku zeri eshte i nje 20 vjecari e optika e figures e nje 80 vjecari per nga viziualiteti e prezantimi. Mbas ketij prezantimi pacamurr qensh lidhen me gazetat qe njeriu nuk percepton asnje lajm nga shtypi po ka ne kujtese ka vetem shpotite e ketij ekipi fantazme me nderhyre skandaloze. Shkojme me poshte&nbsp; ne nje lidhje me nje guzhinjejre qe gatuan me shtate berzyluke floriri ne guzhine dhe mos perceptimin dhe ilustrimin viziv te asaj qe gatuhet &ndash; mungesa e kamerave ne ndjeke te gatimit dhe regjia e dobet. Leximi i figurave njerzore humbet ne planet teper te ngaterruara shqetesuese deri ne skizofreni te studios me kic ne bote e shemti te papare. Cilesia profesionale eshte nje skandal ...&nbsp;&nbsp; ... e vazhdon e vazhdon kjo muzike/shikim ne TVSH...dhe me pare se me politike ka te beje me paaftesine e te gjithve qe nga drejtuesit e deri te prezantuesit. Po te vzhdoj eshte nje tmerr studio e lajmeve, eshte nje tmerr studio e emisioni Auditor dhe egjithe emisioneve te tjera jane tmerr veshjet te bertiturat ne lajme patetike uleritese cdo gje eshte kaq e shemtuar dhe formulimet vizive grafike si ilustrim ne plan te dyte jane uleritese qe vetem nervozojne ekranin e nepermjet ekranit shikuesin sa qe ka te beje pak me politike me duket. Politika eshte tjeter gje. Eshte nje televizion nevojtore...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.