Arkiv-Lajme

Ministria e Energjisë ultimatum impianteve të palicencuara të naftës. Masa për të ndalur evazionin e lartë në tregun e hidrokarbureve

Postuar në 01 Mars, 2015 10:29

“Vizion Plus” bën me dije se Ministria e Energjisë ka paralajmëruar kompanitë që prodhojnë naftë në Shqipëri të mos e shesin atë tek impiantet e përpunimit, të cilat janë të palicencuara, pasi në të kundërt do të gjobiten me 5 milion lekë. “Vizion Plus” ka siguruar shkresën e ministrisë, e cila i drejtohet të gjitha kompanive, duke nisur nga kompania shtetërore “Albpetrol” si dhe të gjitha firmat private që operojnë në këtë treg.

“Rebelim”në PD, deputetët shfaqin pakënaqësi për zonat që u janë caktuar për drejtimin e fushatës zgjedhore

Postuar në 01 Mars, 2015 09:40

Ndarja e zonave për drejtimin e fushatës elektorale duket se ka sjellë pakënaqësi në radhët e PD-së. Pas Enkelejd Alibeajt, edhe Astrit Veliaj është i pakënaqur për zonën që i kanë caktuar. Vendimi i kryetarit ka qenë që Veliaj të drejtonte fushatën e zgjedhjeve lokale në zonën e Urës Vajgurore. “Refuzova të drejtoja zgjedhjet vendore në Urën Vajgurore për shkak të mosvlerësimit që më është bërë mua dhe elektoratit në Qarkun e Beratit. Basha nuk është konsultuar me ne për drejtimin e shtabeve, jam shumë i pakënaqur. Ka mungesë vlerësimi të kontributeve nga Basha.

Mijëra marshues kujtojnë opozitarin e ekzekutuar në Moskë

Postuar në 01 Mars, 2015 08:03

Mijëra persona iu bashkuan marshimit në Moskë,  në përkujtim të opozitarit Boris Nemtsov,  të vrarë pranë Kremlinit dy netë më parë.  Boris Nemtsov, lideri i opozitës kundër Putinit dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës. Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se marshuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Nuk kam frikë”, “Plumbat na kanë goditur të gjithëve” ose edhe më thjeshtë “Kemi mbetur pa fjalë”.

Publikohen filmime të ndërhyrjes së policisë te greva e studentëve, Basha: “Ndërhyrja brutale, të hetohet”

Postuar në 01 Mars, 2015 06:44

Në portale të ndryshme lajmesh dhe në rrjetet sociale jane publikuar video ku forcat policore ndërhyjnë në ambientet e grevës së studentëve në orët e natës. Agjencitë “Lapsi.al”, “Newsbomb” apo “Balkanweb” kanë publikuar videot e momentit kur efektivë të shumtë të policisë kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Infermierisë dhe kanë nxjerrë me dhunë studentët grevistë të urisë. Në filmimet e xhiruara me celular dëgjohen thirrjet e policisë dhe momenti kur forcat e rendit thyejnë dyert e xhamit.

Visar Ymeri merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të “Vetëvendosjes”. U mbështet nga 96.4 % e anëtarësisë

Postuar në 01 Mars, 2015 06:18

Visar Ymeri është zyrtarizuar sot si kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, me 96.42 për qind të votave. Komisioni zgjedhor i përgjithshëm i “Vetëvendosjes” publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme nga të cilat rezulton se 1.88 %  kanë votuar kundër zgjedhjes së Visar Ymerit për kryetar të Vetëvendosjes ndërsa 1.32 % kanë abstenuar. 0.37 % e fletëvotimeve kanë rezultuar të pavlefshme. Në fjalën e tij, kryetari i ri i “Vetëvendosjes” ka premtuar më shumë protesta e demonstrata për të zhvilluar Kosovën dhe zhdukur pabarazinë shoqërore.

Detaje nga takimi Tahiri-Doshi, dëshmitari i thotë “Panorama Online” se “biseda kishte tone të larta” dhe se “pranë ishte edhe ambasadori i OSBE-së”

Postuar në 01 Mars, 2015 05:44

Takimi mes deputetit socialist Tom Doshi dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka zënë vend gjerësisht në media. Takimi në një bar të njohur në kryeqytet ka shkaktuar jo pak habi për faktin se ai zhvillohej në një kohë replikash të forta publike mes tyre. Ndër variantet e ndryshme që janë dhënë për këtë takim spikat ai i “Panorama Online” që sjell detaje nga takimi, duke iu referuar informacioneve nga një dëshmitar në vendngjarje. “Njëri prej tyre ka dëshmuar se tonet e përdorura nga Tahiri e Doshi kanë qenë shpeshherë të larta dhe nuk kanë munguar as në fund të takimit.

Maqedonia si Kosova, Sela: “Ka nevojë për një EULEX në Maqedoni”

Postuar në 01 Mars, 2015 04:58

Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH Zijadin Sela deklaron se dhe Maqedonia ka nevojë për një trupë gjyqësore ndërkombëtare, si EULEX-i në Kosovë. “Zhurnal” i referohet një interviste që Sela ka dhënë në “Tv Globi”, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. “Besueshmëria e institucioneve nuk kthehet te shqiptarët pse do të kemi qeveri teknike ose pse do të hiqet Nikolla Gruevski dhe vjen dikush tjetër të bëhet kryeministër. Besueshmëria e institucioneve të shqiptarët do të kthehet në momentin kur do të vijë EULEX-i në Maqedoni, njësoj si në Kosovë.

Tavo mohon se mund të jetë kandidat për Bashkinë e Gjirokastrës dhe thotë se Flamur Bime mund të jetë kandidaturë potenciale

Postuar në 01 Mars, 2015 03:39

Deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo (LSI) mohon zërat se mund të jetë kandidat për Bashkinë. Gazeta “Shqip” shkruan sot se Tavo është shprehur kundër ndërprerjes së mandatit për të garuar. Madje, Tavo thotë se edhe kryetari aktual  Flamur Bime (edhe pse i kallëzuar) mund të jetë kandidat i së majtës për këtë njësi vendore.

n.k

Ndërpritet greva e studentëve, deklarohet se “policia përdori forcën”

Postuar në 01 Mars, 2015 03:09

Greva e studentëve të fakultetit të Shkencave Teknike është ndërprerë pas mesnate. Nga Partia Demokratike dhe nga vetë studentët ka deklarata që pretendojnë se ndërprerja e grevës është bërë nga forcat policore.  Televizioni “Ora News” raporton se policia ka ndërhyrë mbrëmë pas mesnatenë ambjentet e grevës duke larguar të gjithë grevistët, të cilët janë studentë që vijnë nga universitetet e mbyllura nga ministria e Arsimit.

AAK në zgjedhje të brendshme

Postuar në 01 Mars, 2015 02:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt mbledh sot Kuvendin ku do të diskutohen dhe votohen ndryshimet statutore. “Zëri” shkruan se shpallja e zgjedhjeve të brendshme në AAK do të zhvillohet në kuadër të një procesi reformash dhe konsolidimit të kësaj force.  Kryesia e AAK-së, më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të partisë.

http://zeri.info/aktuale/21883/aak-drejt-zgjedhjeve-te-brendshme/

n.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme