Publikohen filmime të ndërhyrjes së policisë te greva e studentëve, Basha: “Ndërhyrja brutale, të hetohet”

Postuar në 01 Mars, 2015 06:44

Në portale të ndryshme lajmesh dhe në rrjetet sociale jane publikuar video ku forcat policore ndërhyjnë në ambientet e grevës së studentëve në orët e natës. Agjencitë “Lapsi.al”, “Newsbomb” apo “Balkanweb” kanë publikuar videot e momentit kur efektivë të shumtë të policisë kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Infermierisë dhe kanë nxjerrë me dhunë studentët grevistë të urisë. Në filmimet e xhiruara me celular dëgjohen thirrjet e policisë dhe momenti kur forcat e rendit thyejnë dyert e xhamit.

Video 1: http://www.lapsi.al/lajme/2015/03/01/video-shini-nd%C3%ABrhyrjen-brutale-t%C3%AB-policis%C3%AB-n%C3%AB-grev%C3%ABn-e-uris%C3%AB-s%C3%AB-studet%C3%ABve

Video 2: http://www.balkanweb.com/site/policia-nderpret-greven-e-urise-nxjerr-me-dhune-studentet-nga-fakulteti-i-infermierise/

Ndërkohë, nuk mungojnë as video të tjera ku studentë pjesëmarrës në grevë pretendojnë se janë dhunuar nga policia dhe tregojnë shenjat që kanë në trup. Nga ana tjetër, kreu i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar publikisht kryeministrin dhe ka kërkuar hetimin e plotë të ngjarjes. “I morën zvarrë, i përplasën duke i kapur nga flokët, i futën në makina me targa fallco, i rrahën e i kërcënuan. Rreth 12 prej tyre u vizituan nga deputetët e Partisë Demokratike në Spitalin Ushtarak. Deri afër mesditës, studentët nuk e dinin se ku i kishin shokët, pasi ju kanë marrë edhe telefonat për të zhdukur filmimet e tmerrshme” deklaroi Basha në daljen për mediat nga selia e PD-së.

n.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Brova policia. Nga video shihet qarte nderhyrja profesionale e policise.</p><p>Policia duhet ti mesoje keta injorante edhe se si mesohet. Te hyjne vitin qe vjen ne maturen shteterore, si te gjithe shoket e tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.