Arkiv-Lajme

Kredi 32.1 milionë euro nga BB për shëndetësinë. Spitalet e vogla me 800 shtretër, do mbulohen sigurimet për 65% të të varfërve

Postuar në 28 Shkurt, 2015 04:24

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)prej 32.1 milionë Euro për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri. Kostoja totale e projektit është36.1 milionë Euro dhe pjesa tjetër bashkë-financohet nga Qeveria shqiptare. Projekti do të mbështesë  përmirësimin e monitorimit dhe menaxhimit të cilësisë si dhe reformimin e sistemit të financimit duke përfshirë këtu vlerësimin e alternativave për të zgjeruar mbulimin nga sigurimet brenda hapësirës ekzistuese fiskale.

Sherr masiv mes bandave rivale në Mitrovicën e Veriut. Shpërthen granata, dëmtohen automjete dhe biznese. Policia nuk regjistron incidentin

Postuar në 28 Shkurt, 2015 04:10

Mitrovica e Veriut është tronditur në mëngjes herët nga një shpërthim i fuqishëm që ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ka qenë një granatë shpërthyese që është hedhur pranë një lokali në qendrën e Mitrovicës së Veriut. Siç raportojnë mediat kosovare, incidenti lidhet me sherrin e dy bandave rivale në këtë zonë të Mitrovicës së veriut. Sherri masiv ka zgjatur më për shumë se 20 persona, ndërsa sipas medieve kosovare policia lokale nuk e ka regjistruar fare incidentin pasi në sherr ka qenë i përfshir edhe një familjar i njërit prej eprorëve të policisë lokale të veriut.

Sky News publikon tjetër foto të xhihadistit “John”. Mohamed Emuazi, lider i grupit xhihadist “Beatles”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 03:38

Rrjeti britanik Sky News ka bërë publike një tjetër fotografi të xhihadistit Mohamed Emuazi gjatë kohës që ai ka qenë student. Në këtë foto  26-vjeçari ka pozuar me një kapele, mbi të cilën është shkronja P, logo e skuadrës amerikane të beizbollit Pittsburgh Pirates. Nga shkresat që posedon Sky News fotoja e Mohamed Emuazi i përket periudhës kur ai ishte student në universitetin e Westministeri-it, ku u diplomua për shkenca kompjuterike.

Cili është politikani shqiptar që pastroi 3 milionë euro? Fondet vinin si donacion nga vende të Lindjes së Mesme.

Postuar në 28 Shkurt, 2015 03:07

Një politikan i lartë shqiptar ka  përfituar një shumë prej 3 milionë eurosh të ardhura, një pjesë   si donacion i ardhur nga një vend i Lindjes së Mesme. Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave për vitin 2014 thuhet se fondet e dërguara si donacione, në pjesën më të madhe kanalizoheshin në llogaritë e tij personale dhe jo drejt destinacionit përfundimtar.

Ermal Hoxha kërkon lirimin nga paraburgimi. Avokati: Arrestimi i paligjshëm, kemi bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Postuar në 28 Shkurt, 2015 02:07

Ermal Hoxha, një prej të dyshuarve të rrjetit të kokainës që përpunohej në Elbasan i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që vendosi ndaj tij masën “arrest me burg”. Nipi i ish-diktatorit Hoxha përmes avokatit të tij ka depozituar më 24 Shkurt në Gjykatëne  Lartë kërkesën për vleftësim arrestimi  dhe caktim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Panorama shkruan se përmes kësaj kërkese, Hoxha kërkon deklarimin si të paligjshëm të arrestimit të tij në kushtet e flagrancës dhe lirimin nga qelia.

Rusi, vritet ish-zv.kryeministri Boris Nemtsov, një zë kritik i presidentit Putin

Postuar në 27 Shkurt, 2015 16:56

Boris Nemtsov, ish-zv.kryeministri i Rusisë dhe një nga politikanët kryesorë të opozitës është qëlluar për vdekje afër Kremlinit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Nemtsov është qëlluar me të paktën katër plumba. Ai ishte një nga zërat më kritikë të presidentit rus, Vladimir Putin dhe një nga aktivistët më të mëdhenj të protestave të vitit 2011-2012. Mediat ruse shtojnë se ai është vrarë pak përpara zhvillimit të një proteste të parashikuar për t’u mbajtur ditën e djelë.
s.z

Studentët e futur në grevë përplasen me policinë. Thirrje Edi Ramës të mos pengojë grevën e tyre. Zëra se greva organizohet nga PD (Video)

Postuar në 27 Shkurt, 2015 15:51

Studentët që u transferuan në universitetin mjekësor të Tiranës pas heqjes së licencave disa universiteteve private u përplasën në mbremje me forcat e policisë. Efektivët e rendit nuk lejuan futjen e krevateve portativë dhe dyshekëve në ambientet e fakultetit ku ata janë futur në grevë urie. Studentët kundërshtojnë tarifat e studimit që sipas tyre janë 7 herë më të larta se studentët e universitetit publik.  Ata denoncuan dhunën e policisë dhe i kërkuan kryeministrit të mos pengojë grevën e tyre.

Presidenti i akordon Behgjet Pacollit dekoratën “Nderi i Kombit”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 15:01

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka akorduar sot Behgjet Pacollit, biznesmen dhe politikan nga Kosova, dekoratën “Nderi i Kombit. Në motivacion thuhet: “Për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë si një sipërmarrës i suksesshëm në shumë vende të globit si dhe aktivitetit humanitar në shërbim të paqes. Për kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës si dhe promovimin e realiteteve ekonomike kombëtare nëpërmjet formave përbashkuese”.
s.z

Ambasadori në Vatikan, Ministria e Jashtme: Nuk nisim procedurat për emrin e ri, pa dalë dekreti i Presidentit

Postuar në 27 Shkurt, 2015 13:49

Ministria e Jashtme nuk do të nisë asnjë procedurë për përzgjedhjen e një emri për ambasador në Vatikan për aq kohë sa presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk do të shprehet me dekret kundër kandidaturës së Visar Zhitit. I pyetur nga ResPublica për këtë çështje, këshilltari për median i ministrit, Glevion Dervishi la të kuptohet se ministria është në pritje të hapave që do të hedhë presidenti Nishani lidhur me dekretimin ose jo të Zhitit.

Tjetër rast dhune me protagonistë punonjës policie. Shefi i Krimeve të Pogradecit shfaqet duke goditur një fëmijë. (Video)

Postuar në 27 Shkurt, 2015 12:50

Në media ka qarkulluar një tjetër video që ka si protagonistë zyrtarë të policisë së Pogradecit, të cilët shfaqen duke dhunuar një fëmijë. Bëhet fjalë për  Besnik Qevanin, shef i Krimeve të Rënda në Pogradec.

Me urdhër të prokurorisë ai  kërkoi të ushtronte kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penalë. Ndonëse familjarët u përpoqën ta sqaronin se kjo banesë i përket ish bashkëshortes së të kërkuarit, qevani tentoi të hynte me dhunë duke goditur të miturin që qëndronte përpara derës hyrëse të banesës.

 

l.m

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme