Sky News publikon tjetër foto të xhihadistit “John”. Mohamed Emuazi, lider i grupit xhihadist “Beatles”

Postuar në 28 Shkurt, 2015 03:38

Rrjeti britanik Sky News ka bërë publike një tjetër fotografi të xhihadistit Mohamed Emuazi gjatë kohës që ai ka qenë student. Në këtë foto  26-vjeçari ka pozuar me një kapele, mbi të cilën është shkronja P, logo e skuadrës amerikane të beizbollit Pittsburgh Pirates. Nga shkresat që posedon Sky News fotoja e Mohamed Emuazi i përket periudhës kur ai ishte student në universitetin e Westministeri-it, ku u diplomua për shkenca kompjuterike.

Mohamed Emuazi i njohur ndryshe si xhihadisti Xhon është ndër 500 britanikët që besohet se janë rreshtuar në radhët e ISIS në Irak dhe Siri. Ai mendohet se është udhëheqës i një grupi prej katër xhihadistësh britanikë që janë emërtuar edhe grupi “Beatles” për shkak të shtetësisë së tyre britanike. Emuazi akuzohet si ekzekutor i disa pengjeve perëndimore dhe kundërshtar i hapur i perëndimit.

 

http://news.sky.com/story/1435885/emwazis-old-schoolmate-he-was-like-any-of-us

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.