Arkiv-Lajme

PS-ja përjashton Tom Doshin që akuzon: “Ilir Meta kontrollon Edi Ramën. Meta ka paguar për vrasjen time. Kam video...”

Postuar në 02 Mars, 2015 07:13

Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur të përjashtojë deputetin Tom Doshi. Ky i fundit, përpara se mbledhja të përfundonte ka bërë disa akuza të reja kundrejt PS-së dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, që sipas tij madje, ka vënë në veprim edhe një atentat të mundshëm ndaj Doshit. Më poshtë deklarata e Doshit:

Mbledhja e grupit të PS-së, çështja “Doshi” jo zyrtarisht në rend dite. Por kryhen disa takime…

Postuar në 02 Mars, 2015 06:09

Pritet me shumë kureshtje, por të paktën zyrtarisht, çështja e qëndrimit ndaj deputetit Tom Doshi nuk është në rendin e ditës së mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS. Mbledhja do fillojë së shpejti dhe, pavarësisht se një vendim zyrtar i deputetëve për kolegun e tyre nuk ka asnjë gjasë të merret sot, qëndrimi publik i Edi Ramës ende nuk ka ndodhur. Pak para mbledhjes kryetari i grupit, Gramoz Ruçi ka takuar Saimir Tahirin, i cili është qartazi kundër Doshit, por dhe deputetë të tjerë. Ruçi ka shmangur deklaratat, por personalisht është në anën e Tahirit.

a.k

Nishani mbështet studentët e grevës dhe kërkon hetime, ndërsa PD thërret një interpelancë

Postuar në 02 Mars, 2015 05:10

Duke u vendosur si edhe herë të tjera, në koordinim të plotë me PD-në, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur sot studentët e ish universiteteve private në infermieri, që protestojnë prej disa ditësh për tarifën e diferencuar që paguajnë në krahasim me studentët e tjerë që kanë fituar provimet e pranimit. Sipas studentëve, Nishani i ka nxitur dhe mbështetur ata që të vazhdojnë grevën e tyre, dhe u ka thënë se greva është e ligjshme. Presidenti nga ana tjetër u pohoi studentëve se do të kërkojë nga prokuroria të hetojë ndërhyrjen e policisë për ndërprerjen e grevës.

Refuzimi i Alibeajt: Nuk kam ç’ti ofroj PD në Memaliaj. Më bënë të ndihem i panevojshëm

Postuar në 02 Mars, 2015 03:46

Raporti i zhdrejtë mes kontributit të dhënë, votat që ka marrë në kandidimet e tij të fundit në strukturat e PD-së dhe detyrën që iu dha së fundi si koordinator zgjedhjesh në Tepelenë-Memaliaj, ka qenë arsyeja që deputeti Enkeled Alibeaj ka refuzuar rolin e ri. Duke folur për Panorama-n, Alibeaj ka sqaruar se “nuk kam çfarë t’i ofroj Tepelenës dhe Memaliajt pasi nuk kam mbështetje personale të elektoratit dhe nuk kam se si të maksimizoj votat. Ndihem i panevojshëm, së paku gjatë këtij procesi”.

Eurodeputeti i Le Penit për gazetën serbe: Kosova çerdhe e krimit, kurrë në BE, ka spastruar serbët?!

Postuar në 02 Mars, 2015 03:16

Duket se antishqiptarizmi i deklaruar është një nga karakteristikat e eksponentëve të Frontit Nacional në Marinë Lë Penit, partia e ekstremit të djathtë në Francë. Aymeric Chauprade, europarlamentar i kësaj partia, ka thënë në një intervistë për gazetën e Beogradit, “Novosti”, se Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”.

Yllka Mujo vlerësohet me "Çmimin e Karrierës" në festivalin ndërkombëtar në Monte Carlo

Postuar në 01 Mars, 2015 14:30

Aktorja e mirënjohur shqiptare Yllka Mujo është vlerësuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Komedisë në Monte Carlo. Lajmi bëhet publik nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Monte-Carlo Film Festival de la Comedie; krah artistëve të mirënjohur në skenat botërore: Giancarlo Giannini, Franco Nero, Robert Hossein, Philippe Leroy, Maria Grazia Cucinotta, Peter Bogdanovich, etj. merr çmimin për karrierën aktorja jonë e mirënjohur dhe e dashur Yllka Mujo!

“Zëri i Amerikës” raporton se botanistët kanë zbuluar në Malin e Tomorrit një lule të re (Lulekëmbana Vezulluese) që nuk gjendet në asnjë vend të botës

Postuar në 01 Mars, 2015 13:37

Botanistët shqiptarë pretendojnë se në Malin e Tomorrit ndodhet një lule që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. “Zëri i Amerikës” i ka kushtuar vëmendje këtij fakti duke evidentuar se në regjistrimin e Florës Shqiptare është shtuar “Lulekëmbana Vezulluese”. Zbulimi është bërë falë një bashkëpunimi me botanistët kroatë e italianë.

http://www.zeriamerikes.com/content/new-kind-of-flower-discovered-in-albania-/2663727.html

n.k

Nga 21 marsi, ndalohen makinat me timon “anglez”

Postuar në 01 Mars, 2015 12:24

Brenda muajit mars, dogana shqiptare nuk do të lejojë regjistrimin dhe hyrjen në territorin shqiptar të automjeteve me timon në krah të djathtë. Ky vendim vjen si masë mbështetëse për reduktimin e aksidenteve në vend.  “Kjo vlen për ato makina, që do hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi makinat e tjera ekzistuese me targa shqiptare do të qëndrojnë, deri në një amortizim natyral të tyre”, tha deputeti Artan Gaçi, raporton “TCH”.

“A1 Report” zbardh marrëveshjen PS-LSI për bashkitë. Rama-Meta të hënën nisin konsultat

Postuar në 01 Mars, 2015 11:19

Rama dhe Meta dy krerët e partive politike të mazhorancës kanë mbyllur marrëveshjen për ndarjen e posteve të bashkive. “A1 Report” zbardh marrëveshjen e bërë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të 2015. Sipas të njëjtit burim, marrëveshja konsiston në ndarjen e bashkive kryesore ku sipas informacioneve, LSI ka marrë bashkinë e Lezhës, Kukësit, Beratit, Lushnjes, Bulqizës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë në bashkitë e tjera pritet të kandidojnë përfaqësues të Partisë Socialiste.

MAS: Nuk merremi me greva të yshtura politikisht. Të vendosur për reformën në arsim

Postuar në 01 Mars, 2015 10:48

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar sot ndaj akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha mbi grevën e studentëve të mjekësisë, duke deklaruar se e drejta e protestës nuk mund të ushtrohet duke cenuar të drejtat e të tjerëve. Në një deklaratë për shtyp, MAS thekson se, “grupi i yshtur politikisht, tashmë edhe publikisht, janë studentë të institucioneve që iu hoq licenca në korrik të vitit 2014. Ndërsa këta që u vunë në kor për t’i qarë hallin, janë të njëjtët që i licencuan kundër ligjit dhe i lanë të funksionojnë jo vetëm kundër ligjit, por kundër çdo lloj arsyeje minimale”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme