Arkiv-Lajme

Reagon Fatmir Mediu: “Tahiri gënjeu. Fatjon Skënderi nuk ka qenë shoferi im. Ai ka qenë shofer i nënkryetarit dhe sekretarit nga 1991 deri në 1993”

Postuar në 04 Mars, 2015 10:32

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, se po përpiqet të manipulojë provat e denoncimeve të deputetit Doshi dhe se po përpiqet që të implikojë edhe atë në këtë çështje. “Qeveria është përfshirë masivisht për të manipuluar faktet dhe emrat e përfshirë në këtë ngjarje. Qeveria, historinë që s'e zbardhi në një periudhë 6-mujore pretendon se e ka zgjidhur në dy ditë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përpoq që këtë ngjarje ta lidhë me emrin tim, duke deklaruar se Fatjon Skënderi ka qenë shofer pranë Partisë Republikane.

Deklarata e plotë e m. të Brendshëm: "Denoncimi i Tom Doshit, një farsë. Hetimet do hedhin dritë"

Postuar në 04 Mars, 2015 09:49

Jam këtu për t’i dhënë fund, përmes një ekspozeje saktësisht të verifikueshme, spekullimeve të panumërta lidhur me pjesën e akuzës së deputetit Tom Doshi që përfshin mua si Ministër i Punëve të Brendshme dhe rolin e Policisë së Shtetit qysh prej ditës kur kam marrë dijeni nga vetë deputeti për pretendimin e tij.

M. i Brendshëm: “Nuk ka skenar për vrasjen e Doshit. Personat e përfolur nga Doshi, që nga Rama, Meta, Kuliçi e Beci, asnjë implikim”

Postuar në 04 Mars, 2015 08:43

“Askush nga personazhet e përfshira prej Doshit në këtë ngjarje, nuk ka organizuar vrasjen e tij...” – kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Të implikuar në versionet e dhëna prej Doshit ndaj ministrit, janë kunati i Sali Berishës, Agim Rama, ish-zv.drejtori i Policisë, Agron Kuliçi, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, kreu i kuvendit Ilir Meta, apo edhe ish-shoferi i Fatmir Mediut, Fatjon Skënderi.

Doshi: “Kam kontaktuar me P. e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë time. Sot do të flas në “Top-Story”

Postuar në 04 Mars, 2015 08:26

Në orën 15: 00, pak minuta para se ministri i Brendshëm të dilte në konferencë për shtyp, deputeti Tom Doshi ka bërë këtë njoftim në profilin e tij në “Facebook”: “Kam kontaktuar sot me Prokurorine e Krimeve te Renda per ti dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet. Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe neser paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia.

M. i Brendshëm: Në 6 shtator Doshi më zbuloi versionin e tij: “Në komplot të përfshirë A. Rama, Kuliçi dhe Eugen Beci(i shkarkuar sot)”. Doshi akuzonte edhe Lallën(vijon)

Postuar në 04 Mars, 2015 08:08

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se versioni i Doshit, i rrëfyer prej tij në një takim me të në datën 6 shtator, në projekt-vrasjen e tij implikoheshin personat: Fatjon Skënderi, ish-shofer i Fatmir Mediut, Agron Kuliçi, Eugen Beci, kryeprokuror i Krimeve të Rënda, me mbështeje të Adriatik Llallës si dhe kunati i Sali Berishës, Agim Rama. Tahiri tha se kishte referuar te kryeministri se ky skenar ishte i pabesueshëm dhe se e vetmja mënyrë për ta ndjekur këtë çështje ishte rruga institucionale.

Çështja “Doshi”, të dhëna jozyrtare thonë se i ndaluari Bami ka deklaruar se çdo gjë u stis nga deputeti Tom Doshi. Fufi: “Nuk di gjë për ndonjë atentat”

Postuar në 04 Mars, 2015 07:17

Po qarkullon në minutat e fundit një lajm, që referon burime të prokurorisë, sipas të cilit i ndaluari Durim Bami, i dyshuar për vrasjen e deputetit Tom Doshi, ka deklaruar se çdo gjë u stis nga ky i fundit. Sipas këtij informacioni, ende jo zyrtar, Bami është shprehur se ai ka deklaruar në kamera që “mori udhër nga lart” për vrasjen e Doshit, me kërkesë të këtij të fundit.

Gjekmarkaj del me një optikë ndryshe për çështjen “Doshi”: "Nuancë gegofobe. Paraardhësit e Doshit, personazhe të “Lahutës së Malcis”, arsye e mbështetjes së tij”

Postuar në 04 Mars, 2015 06:17

Çështjes “Doshi” i ka kushtuar sot një shkrim në gazetën “Panorama” edhe Agron Gjekmarkaj. Në ndryshim nga komentet e deritanishme që e vendosin temën e trajtuar në kontekstin e kriminalizimit të politikës, Gjekmarkaj ndalet te një aspekt që për të thënë të vërtetën bëhet sikur harrohet në Shqipëri. Ky është raporti krahinarist në goditjet që aplikon politika, por që në këtë rast Gjekmarkaj kujdeset që t’i evidentojë si ndër kryesoret në sjelljen e PS-së.

Takime intensive një ditë para seancës parlamentare. Ambasadori amerikan takon Nishanin

Postuar në 04 Mars, 2015 05:40

Një seri takimesh janë zhvilluar sot paradite me sa duket edhe në funksion të jjë përgjigjeje për situatën e krijuar nga deklaratat e deputetit Doshi. Më herët, kryemimistri është takuar me kreun e Kuvendit në një takim që ka zgjatur një orë. Më pas kreu i Kuvendit ka mbledhur në një takim të shkurtër deputetët dhe ministrat e LSI-së. Nuk ka patur ndonjë njoftim zyrtar për këto takime. Takimi i tretë zhvillohet në Presidencë, ku ambasadori amerikan, Lu është takuar me kreun e shtetit shqiptar. Temë: dekriminalizimi. Me sa duket gjërat do të qartësohen në seancën e ditës së neësërme.

PD braktis komisionet, Ristani: Kemi frikë të punojmë. Braho: Memeci foli...Kush iu ka thënë që Meta do vriste dy deputetë?

Postuar në 04 Mars, 2015 04:08

PD ka kërkuar ndërprerjen e shqyrtimit te ligjeve deri ne shkarkimin e kreut te Kuvendit Ilir Meta.

Investigimi i “Zërit”: Megaskandali në Pejë, fakulteti Shkencave të Aplikuara lëshon 503 diploma false

Postuar në 04 Mars, 2015 03:52

Sipas gazetës “Zëri” Prokuroria Themelore e Pejës është duke e hetuar një megaskandal me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, ku sipas rektoratit të këtij të fundit, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre institucioneve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme