Arkiv-Lajme
Didi i mbetet versionit se nuk është takuar në zyrën e tij me Tom Doshin dhe Durim Bamin: Është keqkuptim i krijuar nga përfaqësues të medias
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi i qëndron versionit se ai nuk është takuar në zyrën e tij me deputetin Tom Doshi dhe “dëshmitarin” Durim Bami, duke folur për një keqkuptim që është krijuar nga disa përfaqësues të medias.
Sipas tij, të dhënat rreth kësaj ngjarjeje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend.
Doshi sot përballë prokurorëve dhe surprizave në seancën plenare. Pse opozita po e zhvendos debatin tek “mëkatet” e Saimir Tahirit dhe takimet e tij me Durim Bamin?
Tom Doshi bëri lëvizjen e radhës në mbrojtje të pretendimeve të tij për atentatin që po i përgatiste Ilir Meta, duke publikuar një video me Durim Bamin, i arrestuar tashmë nga policia me kërkesë të Prokurorisë. Të enjten ish-deputeti socialist ka deklaruar se do të deponojë në Prokurorinë e Krimeve lidhur me provat që disponon lidhur me këto pretendime, përfshirë edhe videon e publikuar në faqen e tij në Facebook.
Tom Doshi publikon 8: 30 minuta nga videoja 37 minutëshe me Durim Bamin (Video). Pikëpyetje pse është censuruar pjesa tjetër e regjistrimit.
Tom Doshi ka publikuar në faqen e tij në Facebook 8: 30 minuta nga videoja 37 minutëshe që ai deklaroi se dispononte nga biseda me Durim Bamin, i cili i rrëfen se ishte porositur dhe i ishin premtuar 500 mijë euro për vrasjen e tij. E paqartë mbetet pse është censuaruar dhe nuk është publikuar pjesa tjetër e regjistrimit ku përmenden edhe emra të tjerë si kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama dhe ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kulicaj.
PD-ja kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe akuzon: “A e ka takuar ndonjëherë Saimir Tahiri atentatorin, në prani të Emiliano Shullazit?
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka bërë sot në mbrëmje një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka përcjellë qëndrimin e vet për deklaratat e ministrit të Brendshëm. Ristani ka kërkuar dorëheqjen e Tahirit, ndaj të cilit ka shtruar disa pyetje: “Megjithëse përgojoi për 30 minuta se kush ulej në tavolinë me kë, dhe cilin restorant frekuentojnë njerëzit, sërish Tahiri ra në kontradikta të mëdha. Fillimisht ai përgenjështroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.
Reagon A. Kuliçaj: “I gatshëm të hetohem. Hedh poshtë përpjekjet për implikimin tim në këtë skenar”. Sqaron edhe njohjen ose jo me personat e përmendur sot nga m. i Brendshëm
Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku sqaron pozicionin e tij në lidhje me insinuatat që janë bërë në adresë të emrit të tij në kuadër të denoncimeve të deputetit Doshi, publikuar sot nga ministri i Brendshëm, Tahiri. Kuliçaj sqaron edhe njohjet, apo mosnjohjet me personat e tjerë që janë qarkullur si pjesë e të ashtuquajturit skenar për vrasje të deputetit të sipërcituar. “Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin tim në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë.
Edhe opozita nën hijen e dyshimeve për vërtetësinë e akuzave të Doshit
Partia Demokratike duket se është gjendur e papërgatitur nga deklaratat e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për një skenar të sajuar nga vetë Tom Doshi lidhur me atentatin e supozuar ndaj tij dhe deputetit të Partisë Demokratike Mhill Fufi. Opozita gjatë paradites u shfaq aktive, duke nxitur deputetin Fufi të publikojë një deklaratë që përgënjeshtronte kryetarin e kuvendit Ilir Meta se ai ishte marrë në mbrojte pas informacioneve se ishte objektiv i një atentati.
Shënim: Skenarit të vrasjes i mungon një PSE...
Qysh kur deputeti Tom Doshi hodhi në qarkullim tezën se atë janë përpjekur ta vrasin, opinioni publik dhe media janë vendosur nën një presion të jashtëzakonshëm që vjen nga deklaratat e pandërprera, hamendësimet e pafundme si dhe nga loja politike që po tirret me këtë çështje. Po përfliten si regjisorë të vrasjes Ilir Meta, në heshtje apo me pëlqimin e Edi Ramës, në neglizhencë të plotë të Adriatik Llallës dhe Saimir Tahirit. Shërbimi Informativ duket sikur po sheh punët e veta, aq sa në një studio televizive, një gazetar deklaroi se ishte ai që kishte marrë vesh i pari projekt atentatin.
"Vrasja e Doshit", një kronologji e deklaratave
Gjithçka ka lëvizur me shpejtësi prej çastit kur Tom Doshi, si pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i pakënaqur nga kryeministri Rama u shpreh: “Kur të flas më tepër do të dridhet nga themelet mazhoranca”. Më pas akuza tjetër se, ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë po përgatitej një atentat, është vënë në qendër të debatit politik dhe jo vetëm. Prokuroria njoftoi se kishte nisur hetimet lidhur me deklarimet e deputetit Tom Doshi se ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi ishte planifikuar ky atentat, madje me porosi të Ilir Metës.
Edhe Llalla zyrtarisht i përfshirë në hetimet për "vrasjen" e Doshit. Eugent Beci u komandua në Elbasan për arsye riorganizimi
Hetimet për akuzat e ngritura nga Tom Doshi do të vijojnë edhe pse ministri i Brendshëm i quajti pretendimet e ish-deputeit socialist si një sajesë në daljen e posaçme për mediat. I kontaktuar nga ResPublica, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani tha se pjesë e hetimeve është edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, emri i të cilit është përmendur si pjesë e grupit që kishte inskenuar vrasjen e Tom Doshit.
Ankandi për shitjen e “City Park” nuk zhvillohet. “Përfaqësuesit e CP-së kërkuan shtyrje të afatit të pagesave”
Ankandi i parashikuar sot për shitjen e “City Park” nuk është zhvilluar. “Monitor” raporton se përfaqësuesit e zyrës përmbarimore “Executores Litium” nuk ishin të pranishëm. “Përfaqësuesit e “City Park” paraqitën një kërkesë për shtyrje të afatit të pagesave ndaj kreditorëve, të cilën e Gjykata e kishte pranuar. Kjo ka acaruar kreditorët, të cilët nuk janë shprehur dakord me këtë shtyrje, ndërkohë që u ankuan se nuk po sqaroheshin saktë se çfarë po ndodhte, teksa ishin përgatitur për zhvillimin e ankandit.