Doshi sot përballë prokurorëve dhe surprizave në seancën plenare. Pse opozita po e zhvendos debatin tek “mëkatet” e Saimir Tahirit dhe takimet e tij me Durim Bamin?

Tom Doshi bëri lëvizjen e radhës në mbrojtje të pretendimeve të tij për atentatin që po i përgatiste Ilir Meta, duke publikuar një video me Durim Bamin, i arrestuar tashmë nga policia me kërkesë të Prokurorisë. Të enjten ish-deputeti socialist ka deklaruar se do të deponojë në Prokurorinë e Krimeve lidhur me provat që disponon lidhur me këto pretendime, përfshirë edhe videon e publikuar në faqen e tij në Facebook. Por e enjtja mund të jetë një ditë surprizash për Doshin nisur nga sa ka deklaruar kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, për publikimin e një videoje që nxjerr zbuluar ish-deputetin socialist.
Ndërkaq, rrëfimi i gjatë i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, orë pas ore, po shfokuson vëmendjen nga dilema nëse atentati i parapërgatitur ndaj deputetit Tom Doshi, është i vërtetë apo i sajuar dhe po e zhvendos debatin në seriozitetin dhe mënyrën si qeveria, prokuroria dhe policia e ka menaxhuar çështjen “Doshi”. Në cilësinë e dëshmitarit, por jo të atij të thirrur në Prokurori, ministri i Brendshëm pranoi se kishte takuar në zyrën e tij personin e pretenduar se i ishin premtuar 500 mijë euro për të kryer atentatin ndaj dy deputetëve të parlamentit shqiptar. Edhe Partia Demokratike, në deklaratën e fundit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, nuk ka këmbëngulur në akuzat për Ilir Metën si autor të kësaj ngjarjeje, por është fokusuar pikërisht në menaxhimin që kryeministri, ministri i Brendshëm, kryeprokurori dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë i bënë pretendimeve të Tom Doshit.
l.m
Comments
Sepse nuk lejohet moj
<p>Sepse nuk lejohet moj Respublica, as me moral e as me ligj qe Ministri i Brendshem te takoje vrases me pagese per asnje arsye, qofshin keta vrases me pagese te hamendesuar apo te vertete. Fakti qe ky jo vetem e ka takuar, por qe edhe s'ka bere asnje hap per te verifikuar vertetesine e gjithe kesaj historie, e inkriminon Ministrin edhe me shume. Por meqe jemi nje vend ku therret qameti keto detaje askujt nuk i bejne pershtypje, e ju si sherbetore shembullore te pushtetit keni vendosur te mos i shihni.</p>
Dinamiter e para nje jave te
<p>Dinamiter e para nje jave te kushurinjve Gjuta u harun dhe Noka ja hudhi dhe kete here!</p>
Add new comment