Reagon A. Kuliçaj: “I gatshëm të hetohem. Hedh poshtë përpjekjet për implikimin tim në këtë skenar”. Sqaron edhe njohjen ose jo me personat e përmendur sot nga m. i Brendshëm

Ish-zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ka reaguar përmes një deklarate për shtyp ku sqaron pozicionin e tij në lidhje me insinuatat që janë bërë në adresë të emrit të tij në kuadër të denoncimeve të deputetit Doshi, publikuar sot nga ministri i Brendshëm, Tahiri. Kuliçaj sqaron edhe njohjet, apo mosnjohjet me personat e tjerë që janë qarkullur si pjesë e të ashtuquajturit skenar për vrasje të deputetit të sipërcituar. “Hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin tim në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë. Jam i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit dhe garantoj bashkëpunimin tim në interes të sqarimit të të vërtetës. 1. Shtetasin Fatjon SKENDERI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo lloje hetimi. 2. Shtetasin Ylli XHAXHOLLARI, nuk e njoh dhe nuk kam patur dhe nuk kam asnjë lloje komunikim as verbal as telefonik gjatë gjithë jetës time. Ky fakt është i verifikueshëm lehtësisht nga çdo llojë hetimi. 3. Me shtetasin Ymer LALA, nuk kam asnjë lloj lidhje shoqërore dhe miqësore. Njohja me këtë person lidhet vetëm për shkak të detyrës që une kam kryer në Policinë e Shtetit. 4. Me shtetasin Agim RAMA, kam njohje dhe marrëdhenie korrekte shoqërore. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se mund të kemë mbi një vit që nuk jemi takuar dhe nuk kemi patur asnjë komunikim telefonik me të. 5. Me Prokurorin Eugen BEÇI, kam patur marrëdhënie pune për shkak të detyrave që kam kryer në Policinë e Shtetit. Edhe pas largimit tim nga Policia e Shetit kemi ruajtur marrëdhënie shoqërore dhe jemi takuar në disa raste në vende të ndryshme publike përfshirë edhe lokalin “VIVAS”, thotë Kuliçaj që shton se situata është krijuar nga mosveprimi i policisë.
s.z
Add new comment