Edhe opozita nën hijen e dyshimeve për vërtetësinë e akuzave të Doshit

Partia Demokratike duket se është gjendur e papërgatitur nga deklaratat e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për një skenar të sajuar nga vetë Tom Doshi lidhur me atentatin e supozuar ndaj tij dhe deputetit të Partisë Demokratike Mhill Fufi. Opozita gjatë paradites u shfaq aktive, duke nxitur deputetin Fufi të publikojë një deklaratë që përgënjeshtronte kryetarin e kuvendit Ilir Meta se ai ishte marrë në mbrojte pas informacioneve se ishte objektiv i një atentati. Sot deputetët e opozitës mbajtën qëndrim akuzues ndaj Ilir Metës edhe në Komisionin e Ligjeve, duke e shoqëruar protestën e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryetarit të kuvendit. Por dalja në mesditë e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri duket se ka shkaktuar apati në selinë e opozitës që gjate pasdites nuk bëri asnjë koment lidhur me versionin zyrtar të dhënë nga ministri i Brendshëm për bisedat Tahiri-Doshi-Rama dhe dëshmitë e Durim Bamit gjatë 5 muajve qëkurse nisi kjo histori . Një gjë duket qartë që edhe vetë Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha kanë dyshime mbi vërtetësinë e akuzave të Tom Doshit pas konferencës së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
l.m
Add new comment