Arkiv-Lajme

Mhill Fufi: "Nuk jam informuar as nga Braho, as nga Doshi". Ish-kryemimistri tha se ka dijeni prej 3 muajsh: A e ka informuar Berisha deputetin e kërcënuar?

Postuar në 05 Mars, 2015 04:59

Ndërkohë që ish-kryeministri deklaronte sot në Parlament se kishte dijeni për atentatin që para tre muajsh, deputeti Mhill Fufi, një nga personat e supozuar si i kërcënuar ka deklaruar edhe sot se ai nuk dinte asgjë. "S'kam patur asnjë lloj sinjali as nga Braho dhe as nga Doshi. S'jam marrë në mbrojtje nga forcat e rendit, asnjëherë", tha Fufi. Pyetja që shtrohet është: Po Sali Berisha a e ka informuar deputetin Fufi, meqenëse atij po i rrezikohej jeta?
s.z

Berisha: Meta, jep dorëheqjen dhe dil deputet i thjeshtë! Meta: Një herë e kam dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jap dy herë (video)

Postuar në 05 Mars, 2015 04:35

“Parlamenti sot më duket si zonë krimi”, kështu e ka nisur fjalën e tij në Kuvend ish­kryeministri Berisha Seanca parlamentare ka rinisur me fjalën e kreu të grupit të PS­së, Gramoz Ruçi. “Për herë të parë ndieva kënaqësi që rrallë ky parlament ushtron instrumentin e interpelancës dhe kryeministri ishte i pranishëm. Ky gëzim dhe kjo kënaqësi nuk u përmbush ndaj do të kërkoja nga opozita që për problemin që e kanë parë emergjent, të kërkojnë interpelancën.” Ndërkohë, në sallë ka pasur shumë zëra dhe të thirrura nga deputetët e PD­së.

Meta hedh në qarkullim "tezën Dritan Prifti": "Ai shantazhon Shkëlzen Berishën me një video"

Postuar në 05 Mars, 2015 04:34

Në debatin e sotshëm në Parlament, insinuatat kanë qenë pa doganë. Një p.sh, kreu i Kuvendit i është drejtuar ish-kryeministrit se "unë për ty bëj çdo sakrifice, por për Zenin nuk bëj më. E dhashë njëherë për Zenin. Pse Dritan Priftin i bën shantazh Shkëlzen Berishës, nuk kam pse të jap dorëheqje...". Me sa duket xhepi qenka i thellë.
s.z

PD bllokon punimet në Kuvend, Paloka: Meta jep dorëheqjen! Kryeparlamentari ndërpret seancën pasi këshillon deputetët e opozitës të marin ilaçe për qetësim

Postuar në 05 Mars, 2015 04:06

Me 40 minuta me vonesë deputetët e PD­së kanë mbërritur në seancën parlamentare të nisur në orën 10:00. Kuvendi i Shqipërisë duhet të fillonte sot punimet me interpelancën e Kryeministrit Edi Rama të kërkuar nga opozita për “dhunën” e Policisë ushtruar mbi disa studentë protestues, por ajo u shty për shkak të mungesës në seancë të 7 deputetëve të opozitës që e kishin kërkuar atë. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në seancë, i gatshëm për t’u përgjigjur.

Deputeti Doshi paraqitet në organin e akuzës me 90 minuta vonesë

Postuar në 05 Mars, 2015 03:35

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Deputeti, deputeti Tom Doshi mbërriti me 90 minuta vonesë. Ai iu përgjigj thirrjes së Prokurorisë për të dhënë deklarime e dorëzuar provat që disponon në lidhje me deklaratat publike që ka bërë gjatë tri ditëve të fundit. Një ditë pas urdhrit të prokurorit të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve, kryesisht për akuzat e deputetit Tom Doshi, Krimet e Rënda kanë regjistruar çështjen penale. Dosja e hapur për këtë ngjarje sipas Prokurorisë është regjistruar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë ndaj funksionarëve publikë”.

Kriza politike në Maqedoni, Tirana dhe Prishtina të heshtura për situatën e tensionuar që kulmoi me përgjimet

Postuar në 05 Mars, 2015 02:27

Agjencia e lajmeve INA shkruan se autoritetet zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës po heshtin lidhur me krizën aktuale politike në Maqedoni. Sipas saj, qeveria shqiptare, por edhe ajo e Kosovës, por përfshirë edhe institucione të tjera nuk janë deklaruar akoma lidhur me këtë situatë të tensioneve politike, e mbretëruar me aferën e përgjimeve të nxjerrë nga ana e opozitës maqedonase.  Agjencia e lajmeve INA shkruan se nuk ka siguruar ndonjë përgjigje lidhur me komentet e kësaj situate, me arsyen se bëhet fjalë për çështje të brendshme politike.

Rasti “Kleçka”, PDK-ja, shefi i EULEX-it dhe zyrtarë të BE-së donin dënimin e Fatmir Limajt për krime lufte

Postuar në 05 Mars, 2015 01:31

“Koha Ditore” shkruan sot se Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte. Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues.

Urdhri i Akuzës për Tom Doshin: Paraqitu në Prokurori, përndryshe do të bëhet shoqërimi juaj i detyrueshëm

Postuar në 05 Mars, 2015 01:16

Prokuroria i kërkon deputetit Tom Doshi të paraqitet në mënyrë të detyruar sot në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ndryshe nga sa u shpreh Doshi se te enjten do te dorëzoje vullnetarisht provat, ndaj deputetit ka një fletëthirrje nga organi i akuzës ku i kërkohet te paraqitet në po ketë dite, ora 08:00 e mëngjesit. Urdhër – paraqitja është lëshuar nga dy prokurorë: Manjola Kajana dhe Përparim Kulluri.

Deputeti T. Doshi publikon videon e plotë, 36: 29 minuta. Përmenden të gjithë emrat që lexoi m. i Brendshëm në deklaratën e tij

Postuar në 04 Mars, 2015 20:28

Deputeti Tom Doshi ka postuar materialin e plotë video, 36: 29 minuta në të cilën prej të dyshuarit Durim Bami lakohen të gjithë emrat që ka përmendur dje në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Bami përmend Ilir Metën, Agron Kuliçin, Agim Ramën, (që e cilëson si kunat të Sali Berishës), Eugen Becin. Vetë Doshi në bisedë implikon Adriatik Llallën, për një hollësi që sipas tij e kishte ndarë vetëm me të dhe ajo kishte rrjedhur. Postimi i videos duket se i akuzon të gjithë, meqenëse z.

Video-Matrioshka/Një pasazh nga transkripti i "bisedës" “Doshi-Bami”, ku flitet për një video tjetër...

Postuar në 04 Mars, 2015 19:44

Gazeta “Dita” ka zbardhur tekstin e atyre që Durim Bami rrëfen në videon prej 8: 30 minutash të cilën deputeti Tom Doshi e ka postuar në mbrëmjen e djeshme në profilin e tij në Facebook. Po evidentojmë këtu një pasazh, që mendojmë se paraqet një arsye formale se përse, sipas këtij versioni, pra sipas rrëfimit të parë të Durim Bamit, shënjestër e supozuar për t’u eliminuar ishte edhe deputeti i PD-së, Mhill Fufi. Bami flet për një tjetër video, për të cilën ai ka dëgjuar se ekziston dhe që implikon Ilir Metën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme