Arkiv-Lajme

Presidenti nderon dr. Arqile Botin pas vdekjes, dhe përkthyesin Jorgji Dhoksani

Postuar në 06 Mars, 2015 15:02

Presidenti i Republikës ka nderuar me dy dekorata dy njerëz me kontribute më fushat e tyre. Së pari Presidenti ka nderuar me dekoratën “Nënë Tereza”, pas vdekjes, dr. Arqile Boti me motivacionin: “I shquar për thjeshtësinë dhe humanizmin shërbeu ku ndjeu nevojën se duhej të ndihmonte. Si mjek profesionist me përmasa krijuese shëroi njerëzit, duke kombinuar me sukses studimet shkencore dhe alternative në fushën e mjekësisë.”. Kurse titulli “Mjeshtër i Madh” i shkon Jorgji Dhoksanit, përkthyesit mjeshtëror të veprës së shkrimtarit të madh rus, Fjodor Dostojevski.

Banesat sociale, Këshilli Bashkiak shtyn vendimin. Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo akuzon PS dhe LSI se bllokuan shpërndarjen e banesave për 177 familje

Postuar në 06 Mars, 2015 14:56

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka vendosur as sot caktimin e banesave sociale për 177 familje. Këshilltarët socialistë dhe ata të LSI kanë kërkuar që të shtyhet me 10-15 ditë. Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo akuzon PS dhe LSI se bllokuan shpërndarjen e banesave sociale për këto familje. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, akuzoi mazhorancën për bllokimin e banesave sociale, duke mos dhënë shtëpi për 177 përfituesit e parë të listës.

Maqedoni/ Bisedat e përgjuara zbardhin skandale zgjedhore. Jankullovska: Shqiptarët të kapen prej fyti, të mos dalin në votime

Postuar në 06 Mars, 2015 13:23

Kryetari i partisë maqedonase në opozitë LSDM, Zoran Zaev, në një konferencë për media publikoi dëshmi që, sipas tij, shpalosin shkeljet e rënda që ka bërë Qeveria e Nikolla Gruevskit gjatë proceseve të kaluara zgjedhore. Sipas liderit të opozitës, nga bisedat e përgjuara telefonike mes zyrtarëve të Qeverisë zbulohen edhe manipulimet e kryeministrit Gruevski me votuesit, që i ka sjellë nga Pusteci i Shqipërisë për të votuar për partinë e tij VMRO-DPMNE.

Militantët e ISIS shkatërrojnë qytetin e lashtë asirian të Nimrudit në Irakun verior

Postuar në 06 Mars, 2015 13:13

Kreu i UNESCO-s dënoi prishjen e qytetit të lashtë asirian të Nimrudit në Irakun verior nga militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se “shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore përbën krim lufte”. Militantët e filluan shkatërrimin e qytetit me buldozerë. Ky është më i fundit mes një serie sulmesh ndaj trashëgimisë historike të Irakut.

Prokurorët që morën në pyetje Metën, Ramën, Tahirin e Mark Frokun

Postuar në 06 Mars, 2015 11:47

Portali “Lapsi.al” bën të njohur emrat e prokurorëve që i morën në pyetje shtetarët e lartë, rreth çështjes “Doshi”

Kryeministri Rama është pyetur nga kreu i Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, zv/prokurori Blerim Tominaj dhe oficeri i policisë gjyqësore, Joni Keta. Marrja në pyetje e Ramës është bërë në zyrën e Blerim Tominajt.

Kryeparlamentari Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët: Adnan Xholi, Blerim Tominaj, Perpaim Kulluri dhe oficeri i policisë gjyqësore, Jani Keta.

E. Spiropali dorëhiqet nga detyra e drejtorit të Doganave. Njoftimi në “Facebook”: “Gjithçka lidhet me faktin se u bëra nënë”

Postuar në 06 Mars, 2015 11:37

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Njoftimin e ka bërë vetë Spiropali në “Facebook”, ku ndër të tjera thotë: “Një vit e gjysëm nuk është mjaft për të bërë bilancin e një pune që vazhdon. Por unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare. Jua kërkoj këtë e bindur se ju nuk do ta merrni si një llogari egoiste. Nuk ka asnjë dobësi në këtë tërheqje.

Çështja “Doshi”, arrest me burg për Durim Bamin. I pandehuri qëndron në heshtje gjatë seancës gjyqësore

Postuar në 06 Mars, 2015 11:01

Nën masa të rrepta sigure, Durim Bami është sjellë paraditen e së premtes në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Renda, ku i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Sandër Simoni është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Bami, mbi të cilin tashmë është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë seancës gjyqësore.

Reagimi i Prokurorisë: Berisha, Fufi e prokurori Beçi do thirren për dëshmi gjatë ditëve në vijim

Postuar në 06 Mars, 2015 10:51

Prokuroria ka sqaruar sot se tre personat që kanë dijeni për çështjen “Doshi”, deputetet Berisha e Fufi dhe prokurori Beçi do të thirren në ditët në vijim për të dhënë dëshminë e tyre. “Për të menaxhuar sa me mire procesin e marrjes se deklarimeve se personave qe kane dijeni për rrethanat e hetimit ne rastin “Doshi”, emrat e te cilëve janë bërë publik në njoftimin zyrtar te prokurorisë, si edhe personave te tjerë, do të vazhdoj në ditët në vijim, sipas nje grafiku qe diktohet nga nevojat e hetimit”­ thuhet në një reagim të Prokurorisë.

FMN vjen në Tiranë, rishikohet marrëveshja trevjeçare me qeverinë shqiptare

Postuar në 06 Mars, 2015 10:16

Efektet e përmbytjeve, shlyerja e detyrimeve te prapambetura si dhe mos realizimi i planit te pritshëm të kompanisë britanike, Croën Agents, në mbledhjen e të ardhurave në dogana duket se do të jenë tre çështjet ku do të fokusohet më së shumti misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka mbërritur në Tiranë. Në një kronikë të transmetuar nga” Vizion Plus” thuhet se ky mision ka si qëllim rishikimin e katërt të marrëveshjes trevjeçare që ka me qeverinë shqiptare.

T. Doshi pretendoi se lajmin për një atentat ia kishte dhënë deputeti Mark Frroku, që tha pas dëshmisë në Prokurori: “Nuk kam dijeni…dhe ia kam thënë prokurorisë”

Postuar në 06 Mars, 2015 09:05

Deputeti Tom Doshi deklaroi se lamin se ka patur një përpjekje për ta vrarë, ia ka dhënë deputeti tjetër, Mark Frroku. Ky i fundit ka dëshmuar sot në Prokurori, ku duket se e ka mohuar këtë pretendim të Doshit. Ja se çfarë tha Frroku: “Kreva detyrën time para organit të akuzës duke u deklaruar para prokurorëve dhe nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Të gjitha ia thashë prokurorisë. Si ligjvënës nuk mund të shkel ligjin duke deklaruar këtu thëniet e mia apo të dikujt tjetër. Të gjitha që kam thënë janë në prokurori.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme