FMN vjen në Tiranë, rishikohet marrëveshja trevjeçare me qeverinë shqiptare

Postuar në 06 Mars, 2015 10:16

Efektet e përmbytjeve, shlyerja e detyrimeve te prapambetura si dhe mos realizimi i planit te pritshëm të kompanisë britanike, Croën Agents, në mbledhjen e të ardhurave në dogana duket se do të jenë tre çështjet ku do të fokusohet më së shumti misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka mbërritur në Tiranë. Në një kronikë të transmetuar nga” Vizion Plus” thuhet se ky mision ka si qëllim rishikimin e katërt të marrëveshjes trevjeçare që ka me qeverinë shqiptare. Pas një konsultimi që po bën me zyrën në Tiranë, misioni i FMN do të ketë takime, në tatime dogana, Ministri te Financave, qeveri dhe ne Bankën Qendrore. Shefi i misionit Nadim Ilahi do te informohet edhe për strategjinë që do të ndjekë Guvernatori i ri i bankës, efektivitetin e politikes monetare etj. Ndërsa me Ministrin e Ekonomisë diskutimi do te përqendrohet tek mosrealizmi i investimeve publike përgjatë vitit 2014. Ky mision përkon me një periudhë te nxehte politike, një situate pak e ngjashme me herën e fundit kur misioni ishte ne Shqipëri kur u arrestuar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.