Reagimi i Prokurorisë: Berisha, Fufi e prokurori Beçi do thirren për dëshmi gjatë ditëve në vijim

Postuar në 06 Mars, 2015 10:51

Prokuroria ka sqaruar sot se tre personat që kanë dijeni për çështjen “Doshi”, deputetet Berisha e Fufi dhe prokurori Beçi do të thirren në ditët në vijim për të dhënë dëshminë e tyre. “Për të menaxhuar sa me mire procesin e marrjes se deklarimeve se personave qe kane dijeni për rrethanat e hetimit ne rastin “Doshi”, emrat e te cilëve janë bërë publik në njoftimin zyrtar te prokurorisë, si edhe personave te tjerë, do të vazhdoj në ditët në vijim, sipas nje grafiku qe diktohet nga nevojat e hetimit”­ thuhet në një reagim të Prokurorisë. Reagimi vjen pas deklaratës së ish kryeministrit Berisha dhe deputetit demokrat Mhill Fufi se nuk kanë marrë ftesë nga organi i akuzës për t’u paraqitur e për të dhënë dëshminë e tyre rreth çështjes “Doshi”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.