Arkiv-Lajme

Një zhgënjim i përbashkët i qeverisë me Crown Agents për mosrealizimin e të ardhurave në dogana. Rastësi apo ndëshkim dorëheqja e Elisa Spiropalit?

Postuar në 08 Mars, 2015 14:06

Eksperienca e Crown Agents dhe kontraktimi i saj për administrimin doganor nuk i përmbushi pritshmëritë e qeverisë shqiptare për rritje të të ardhurave në këtë sektor. Zhgënjimin e shprehu i pari ministri i Financave Shkëlqim Cani, ndërsa një ditë më vonë edhe vetë kompania britanike pranoi dështimin në vitin e parë të kontratës me qeverinë shqiptare.

Shifra që flasin për një popullsi drejt plakjes: “Në 1989-n ne kemi pasur 1 milion fëmijë të moshës nën 15 vjeç, ndërsa në 2011-n, 575 mijë”

Postuar në 08 Mars, 2015 13:23

Shqiptarët po i afrohen popujve me moshë mesatare 40 vjeç. Krahasuar me prirjen e para disa viteve, kjo flet shumë, pasi shqiptarët ishin popullsia me moshën më të re në Europë. Shifrat flasin vetë: “Nëse do të shikojmë piramidën moshore të vitit 2011, do të shikojmë që kemi një mungesë të grupmoshës 35-55 vjeç. Kjo tregon që një pjesë e madhe e kësaj grupmoshe kanë emigruar jashtë vendit. Sot Europa ka një moshë mesatare prej 42 vjeç, ndërsa ne parashikohet që t’i afrohemi kësaj moshe mesatare rreth vitit 2032”, tha Mirela Muça, eksperte e çështjeve sociale.

Një nga 5 të arrestuarit pranon përfshirjen në vrasjen e Nemtsov

Postuar në 08 Mars, 2015 11:59

Çeçeni Zaur Dadayev, një nga 5 të dyshuarit për vrasjen e opozitarit rus Boris Nemtsov, ka rrëfyer përfshirjen e tij në krim. Agjencia e lajmeve “ANSA” raporton se ky fakt është bërë i ditur nga gjyqtari që ka konfirmuar arrestin. Ndërsa katër të akuzuarit e tjerë e kanë mohuar që të jenë pjesë e krimit. “Një vrasje e kryer për motiv parash, i lidhur me grabitje dhe banditizëm” është akuza e njoftuar sot në gjykatë në lidhje me arrestimin e 5 të dyshuarve për vdekjen e opozitarit Boris Nemtsov pak ditë më parë.

Ekzekutohen tre persona në Prizren. Mediat publikojnë imazhet e forta dhe raportojnë se ka pasur përleshje me armë zjarri

Postuar në 08 Mars, 2015 10:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit rreth orës 16:00 të së dielës ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.  Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur një përleshje me armë zjarri midis disa personave në një rrugë afër spitalit rajonal të Prizrenit, te sheshi i “UÇK”-së. Ndërsa në median online në Kosovë janë publikuar imazhet e forta të personave të ekzekutuar, raportohet se dyshimet janë për hakmarrje.

Kryeministri Rama, nesër dy herë para gjykatës

Postuar në 08 Mars, 2015 09:43

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet të hënën në Gjykatën e Lartë, tashmë për të bërë dy përballje me dy funksionarë të lartë të opozitës. Gazeta “Mapo” shkruan se në orën 10:00 të mëngjesit të së hënës, Kryeministri do të ketë përballë Arben Ristanin, të cilin njësoj si Edi Palokën e akuzon për shpifje. Pas seancës së parë në përballjen me Ristanin, Rama pritet të kalojë më pas, rreth orës 11:00, në procesin tjetër kundër Edi Palokës, për të cilin edhe pak ditë më parë u paraqit në gjykatë.

Mesila Doda: “Tiranës do t’i shkonte më shumë një kryebashkiake femër”

Postuar në 08 Mars, 2015 08:50

“Bashkinë e Tiranës do të ishte mirë që ta drejtonte një grua”. Ky është qëndrimi i kryetares së “Aleancës së Grave Deputete”, Mesila Doda.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nesër në Tiranë. Vizita, pak javë para mbledhjes së përbashkët të qeverive

Postuar në 08 Mars, 2015 07:49

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë nesër në Tiranë vizitën e tij të parë si kryeministër I Kosovës. në orën 10:00 ai do të takohet me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Lajmi është njoftuar zyrtarisht nga zyra e presidentit të Shqipërisë.  Gjatë vizitës së tij, Mustafa pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Temë e bisedimeve pritet të jetë edhe mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, planifikuar për në fund të këtij muaji.

n.k

"8 marsi" tragjik në Malësi të Madhe, raportohet se bashkëshorti ka vrarë gruan dhe veten

Postuar në 08 Mars, 2015 07:12

Një grua 30 vjeçare nga Malësia e Madhe është vrarë nga bashkëshorti  i saj dhe ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten. “Ora News” raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës rreth orës 10:45 në fshatin Aliaj në Bajzë të Malësisë së Madhe. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë për këtë vrasje. Çifti i bashkëshortëve, prindër të tre fëmijëve, është gjetur i vdekur brenda një automjeti. Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë krim ka qenë xhelozia bashkëshortore.

Deputetet shqiptare mblidhen në Kuvendin e Kosovës, seanca drejtohet nga Arta Dade

Postuar në 08 Mars, 2015 06:32

Gratë deputete nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës me rastin e ditës së gruas. “Roli i grave ka qenë përcaktues në forcimin e demokracisë në shtetet e rajonit të Ballkanit”.

“Vizion Plus” raporton se ky ka qenë mesazhi që ato kanë përcjellë së bashku nga Kuvendi i Kosovës. Në shenjë solidariteti, kryetari i Kuvendit te Kosovës i kaloi stafetën deputetes shqiptare Arta Dade, e cila ka drejtuar seancën.

10 përqind e bizneseve në Kosovë zotërohen nga femrat

Postuar në 08 Mars, 2015 05:13

Edhe pse në Kosovë ekzistojnë gra të suksesshme që udhëheqin biznese, ende shifrat janë shumë të ulëta. Studimet tregojnë se vetëm rreth 10 për qind e bizneseve janë në pronësi të grave. Radio “Evropa e Lirë” në një artikull të sotëm sjell rrëfimet e femrave, të cilat janë treguar të suksesshme në bizneset që ato vetë i kanë krijuar.

Artikulli i plotë: http://www.evropaelire.org/content/article/26888074.html

n.k

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme