"8 marsi" tragjik në Malësi të Madhe, raportohet se bashkëshorti ka vrarë gruan dhe veten

Një grua 30 vjeçare nga Malësia e Madhe është vrarë nga bashkëshorti i saj dhe ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten. “Ora News” raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës rreth orës 10:45 në fshatin Aliaj në Bajzë të Malësisë së Madhe. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë për këtë vrasje. Çifti i bashkëshortëve, prindër të tre fëmijëve, është gjetur i vdekur brenda një automjeti. Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë krim ka qenë xhelozia bashkëshortore.
Për më shumë: http://www.oranews.tv/vendi/malesi-e-madhe-vriten-nje-cift-bashkeshortesh/
Ndërkohë, një natë më parë një femër tjetër 19 vjeçare është vrarë pranë Shkodrës, në një prej lokaleve që gjenden në rrugën Lezhë-Shkodër.
n.k
Add new comment