Arkiv-Lajme

Njohja e Kosovës nga Sllovakia, Lajçak: Qeveria ka vullnet, por duhet ndryshuar rezoluta e parlamentit

Postuar në 10 Mars, 2015 06:13

Sllovakia është një nga vendet që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës dhe për të ndryshuar këtë qëndrim duhet rrëzuar rezoluta që parlamenti slloven ka miratuar për këtë çështje. Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak është shprehur gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Bushati se qeveria sllovake nuk mund të dalë mbi vendimin e parlamentit.

Kriza greke pasuron fjalorin ekonomik të BE-së, por negociatat kanë ngecur dhe vendi mund të dalë “aksidentalisht” nga zona euro

Postuar në 10 Mars, 2015 05:16

Kriza greke po shërben paralelisht edhe për pasurinë e neologjizmave në fjalorin ekonomik të BE-së. Kështu, sipas Dojçe Vele-s, tani po flitet për të “graçident”, pra dalje aksidentale jashtë zonës euro, ndërsa në herët flitej për Grexit. Por përtej kuriozitetit, mundësitë për përparime në bisedimet mes Greqisë dhe BE-së janë të ulëta. Sipas raporteve në mediat greke të ardhurat nga tatimet në muajin shkurt duhet të kenë rënë përsëri me 1,5 miliardë euro. Edhe rritja ekonomike është ndalur dhe në tremujorin e katërt të vitit 2014 ishte në minus.

2 orët e Dritan Priftit në Prokurori. Akuzon Ilir Metën për çështjen Doshi: Ka patur një skenar të mirëmenduar për vrasjen e dy deputetëve (Video)

Postuar në 10 Mars, 2015 04:37

Dritan Prifti i thirrur në Prokurori për të dëshmuar mbi çështjen “Doshi” ka akuzuar direkt Ilir Metën për tentativë vrasje ndaj deputetit të Shkodrës Tom Doshi dhe deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Pasi u mor për më shumë se 2 orë në pyetje, Prifti deklaroi se ndryshe nga Mark Frroku ai ka thënë të vërtetën për këtë çështje:

Fund i shpejtë për Kostandin Xhuvanin. Gjykimi i shkurtuar e shpëton nga burgimi i përjetshëm, dënohet vetëm me 35 vjet burg

Postuar në 10 Mars, 2015 04:19

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për Konstandin Xhuvanin, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë në lokalin Antegrand në rrugën e Elbasanit nëntorin e vitit të kaluar.

Demokratët ngushtojnë listën e kandidatëve për çdo rreth. Lista me emrat e preferuar sipas degëve

Postuar në 10 Mars, 2015 03:53

Shkodër: Sokol Ramadani, Arben Muça, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Edi Teli, Xhevdet Amulli, Helidon Bushati.

Vau i Dejës: Zef Hila- PDK.

Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Ferdi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj, Ramadan Lika, Anton Koka.

Pukë: Rrok Doda, Beqir Arifaj, Ndue Cara.

Tropojë: Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.

Has: Gëzim Ngjeçi, Myftar Dauti.

Kukës: Arif Rexhmati, Bashkim Shehu.

Lezhë: Salvador Kaçaj, Paulin Marku, Fran Frrokaj.

Mirditë: Bardhok Filopati, Gjergji Prenga.

Aleancat zgjedhore, PDIU dhe FRD drejt së majtës. Aleatët e vegjël në PS-së, në pritje

Postuar në 10 Mars, 2015 03:42

PDIU duket se e ka vulosur aleancën me PS këto zgjedhje lokale, pas mbështetjes që partia e Idrizit mori për të nxjerrë kandidatët e saj në Rrogozhinë e Konispol. Por gjasat janë që në këtë listë të shtohet edhe FRD-ja Bamir Topi. Topi deklaroi dje se nuk ishte aspak çudi të bashkëpunonte me PS-në dhe të hynte në një aleancë parazgjedhore. Topi përjashtoi kategorikisht vetëm Partinë Demokratike.

ISIS flet edhe me gjuhën e shenjave. Mesazh i dy vëllezërve memecë për Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin (Video)

Postuar në 10 Mars, 2015 03:41

Të rrjeshtohesh në radhët e ISIS jo domosdoshmërisht duhet të mësosh gjuhën e luftëtarëve të xhihadit, por mjafton të kuptosh mesazhin për të cilin bëhet kjo luftë e shenjtë. Në një tjetër video propagandistike që qarkullon së fundmi në internet dy vëllezër xhihadistë që nuk dëgjojnë bëjnë thirrje përmes gjuhës së shenjave që të tjerë persona t’i bashkohen luftës së ISIS.

Zbardhet debati Frroku-Doshi në Prokurori. “Bëhu burrë Mark dhe trego të vërtetën”

Postuar në 10 Mars, 2015 02:43

Dy miqtë, Tom Doshi dhe Mark Frroku nuk janë parë në sy teksa janë ballafaqur para prokurorëve për pretendimet e tyre lidhur me skenarin për eliminimin e ish-deputetit socialist të Shkodrës. Panorama ka zbardhur një pjesë të debatit të shkurtër mes dy deputetëve, ku sipas saj Mark Frroku i qëndroi dëshmisë së dhënë më parë, duke thënë se ajo çka ai mund të sqaronte ishte në përgjigjet e dhëna më parë në Prokurori.  Në këtë moment ka reaguar deputeti Tom Doshi duke i kërkuar mikut të tij të tregojë të vërtetën mbi ngjarjen.

Krim i trefishtë në Laprakë. Emigranti vret bashkëshorten, vjehrrën dhe veten në sytë e 3 fëmijëve

Postuar në 10 Mars, 2015 02:29

Një krim i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laprakë. Një 33-vjeçar i kthyer pak ditë më parë nga Greqia ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar dhe veten. Autori i krimit është Emiljano Rustemi, ndërsa dy viktimat e tjera Izaura Rustemi dhe nëna e saj Engjëllushe Shaqiri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e 3 fëmijëve të çiftit, që mësohet se ishte në proces divorci. 33-vjeçari ka qëlluar fillimisht mbi vjehrrën Engjellushe Shaqiri, ndërsa më pas ka vrarë bashkëshorten dhe veten.

Kreu i Kuvendit, Meta, paralajmëron rihapjen e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Videot e Spartak Brahos? “Ai ka status të veçantë si Doktori”

Postuar në 09 Mars, 2015 16:07

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat ndaj tij se ai ka organizuar vrasjen e deputetit Tom Doshi. Ai ka sqaruar në “Opinion” se çdo gjë është e stisur, se është gati të ballafaqohet publikisht me të gjithë ata që pretendojnë këtë gjë. Meta ka deklaruar se dorëheqja e tij do të krijonte një precedent të rrezikshëm, kur institucionet do të cedonin ndaj çdo shantazhi, apo montimi. Në këtë pikë, Meta ka dërguar një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme