ISIS flet edhe me gjuhën e shenjave. Mesazh i dy vëllezërve memecë për Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin (Video)

Postuar në 10 Mars, 2015 03:41

Të rrjeshtohesh në radhët e ISIS jo domosdoshmërisht duhet të mësosh gjuhën e luftëtarëve të xhihadit, por mjafton të kuptosh mesazhin për të cilin bëhet kjo luftë e shenjtë. Në një tjetër video propagandistike që qarkullon së fundmi në internet dy vëllezër xhihadistë që nuk dëgjojnë bëjnë thirrje përmes gjuhës së shenjave që të tjerë persona t’i bashkohen luftës së ISIS.

Video titullohet “Nga ata që falin tek ata që nuk mund të falen” dhe ka si qëllim të përçojë mesazhin se asnjë problem nuk mund të justifikojë refuzimin për të marrë pjesë në luftën e shenjtë. Dy vëllezërit që punonjnë si policë rrugorë shprehen se së shpejti ISIS do të sulmojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.