Kreu i Kuvendit, Meta, paralajmëron rihapjen e hetimit për rrugën Durrës-Kukës. Videot e Spartak Brahos? “Ai ka status të veçantë si Doktori”

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat ndaj tij se ai ka organizuar vrasjen e deputetit Tom Doshi. Ai ka sqaruar në “Opinion” se çdo gjë është e stisur, se është gati të ballafaqohet publikisht me të gjithë ata që pretendojnë këtë gjë. Meta ka deklaruar se dorëheqja e tij do të krijonte një precedent të rrezikshëm, kur institucionet do të cedonin ndaj çdo shantazhi, apo montimi. Në këtë pikë, Meta ka dërguar një mesazh për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “U akuzua për 230 mln dollarë dhe nuk dha dorëheqjen si ministër, madje nxirrte raporte mjekësore për ta shtyrë me procedurë. Pra kemi dy standarde; të shkojë të hapë vetë çështjen për t’u shqyrtuar në themel, që të mos e hapë në të ardhmen prokuroria”, tha ai. Përmendja e Shkëlzen Berishës? “Kemi raportet tona të veçanta me Doktorin”, u përgjigj kreu i Kuvendit. Sjellja e Spartak Brahos? Përgjigja e Metës: “Ai ka status të veçantë, njësoj si Doktori”.
Add new comment