Arkiv-Lajme
PS-ja riciklon propozimin e para disa viteve të Spartak Brahos: “Të verifikohet gjendja mendore e Berishës”
Degradon komunikimi publik lidhur me çështjen “Doshi”. Ndërkohë që LSI e ka cilësuar si të paqëndrueshëm psikikisht, personin që ka shkuar të dëshmojë në Prokurori, Petrit Çinari, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë sot me një propozim tjetër: “Sot prokuroria të nisë menjëherë hetimet për Sali Berishën dhe të gjithë nxitësit e tjerë politikë të dhunës, sepse Sali Berisha përsëri nuk po kërkon zbatimin e ligjit, por imponimin me forcë të një skenari kriminal që dëmton seriozisht Shqipërinë .
Heqja e rrethimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Radio "Ngjallja" flet për ditë të vështira të komunitetit ortodoks. Po veprohet si në vitin 1967
Në transmetimet e ditës së djeshme Radio “Ngjallja” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë heqjes së rrethimit me kangjella në oborrin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë. Duke i bërë thirrje komuniteteve të tjera fetare që të solidarizohen me Kishën Ortodokse për të denoncuar këtë veprim të qeverisë, “Radio Ngjallja” e quan heqjen e rrethimit të katedrales si një akt që të kujton vitin 1967, ku regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit duke e shpallur Shqipërinë, vend ateist.
Luan Rama: “Vrasësi” nga Skrapari është i çmendur me kartelë. Çdo tentativë për dhunë nga opozita, do të përballet me forcën e organeve të rendit
Precipitimi në dhunë i protestës së opozitës nuk do të tolerohet. Kështu u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjatë një konference për shtyp ku bëri publike një kartelë mjekësore të ish-oficerit Petrit Çinari, i përmendur nga Tom Doshi së fundmi si një person i porositur nga babai i Ilir Metës për vrasjen e tij. Rama tha se ligji shqiptar e dënon keqpërdorimin e të sëmurëve, ndaj dhe i kërkoi Prokurorisë t’i japë fund parodisë që sipas tij po luhet nga Doshi.
Rama sërish në zyrën e Metës. Takim informal, por mediat ishin njoftuar të filmonin hyrje-daljen e kryeministrit
Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një takimin në zyrën e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. Një takim informal, për të cilin në fakt mediat ishin njoftuar në mënyrë jozyrtare një ditë më parë. Makina e kryeministrit është filmuar teksa mbërriti në oborrin e kryesisë së kuvendit rreth orës 09 e 30 minuta të së mërkurës. Mesa duket vetë kryeministri ka qenë i interesuar që takimi i tij me zotin Meta të bëhet publik, ç’ka mund të marrë kuptim nga zhvillimet që do të pasojnë.
FMN jep panoramën e politikave fiskale në Shqipëri: Rreziku për buxhetin, borxhi dhe subvencionet për energjinë
Dy rekomandimet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare janë: ulja e borxhit publik dhe heqja e subvencioneve për energjinë. "Monitor" shkruan se në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion ekonomik”, FMN jep një panoramë të politikave fiskale, duke veçuar sfidat dhe duke dhënë rekomandime për politikat që duhen ndjekur. Sipas raportit për Shqipërisë, sfida kryesore theksohet në raport se është borxhi i lartë dhe nevojat e financimit, të cilat janë gjerësisht të varura nga bankat.
Berluskoni lirohet nga akuzat për çështjen “Rubi”. Ishte shpallur fajtor për shfrytëzim seksual të prostitutave
Gjykata e Kasacionit në Itali ka liruar nga akuzat për çështjen “Rubi” ish-kyeministrin Italian Silvio Berluskoni dhe refuzoi kërkesën e prokurorëve për rigjykim. 2 vjet më parë, 78-vjeçari u dënua me 7 vite burg, pasi u shpall fajtor për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shfrytëzimit sekual të prostitutave minorene kundrejt pagesës. Rasti konkret është ai i kërcimtares marokene Karima el Marug, ose Rubi siç njihet për publikun italian. Ajo dyshohej se kishte marrë pjesë në disa festa në vitin 2010 kundrejt pagesave të bëra nga Berluskoni që në atë kohë ishte kryeministër.
l.m
Vuçiç për gazetën zvicerane “Neue Zuricher Zeitung”: Nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, Brukseli duhet ta kuptojë
Gazeta “Zëri” duke iu referuar gazetës zvicerane “Neue Zuricher Zeitung” shkruan sot se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka përsëritur qëndrimin e Beogradit zyrtar në lidhje me statusin e Kosovës, duke thënë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Gjatë intervistës për gazetën “Neue Zuricher Zeitung”, kreu i qeverisë serbe ka thënë se edhe marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel nuk janë bërë për shtetin më të ri në Europë, por për të mirën e serbëve që jetojnë atje.
“Panorama/ Policia pret “Tonin” në Rinas. Prokuroria: S’dhamë urdhër për shoqërimin e dëshmitarit
“Panorama” shkruan sot se pas mbërritjes në aeroport me avionin e ardhur nga Gjermania, Fatjon Skënderi është pritur nga efektiva të Policisë. Fajton Skënderi është personi i përmendur në deklaratat që ka dhenë në Prokurori deputetit Tom Doshi. Nuk ka qenë fjala për ndonjë urdhër ndalimi apo shoqërimi, por për masa sigurie. “Panorama” shkruan se burimet e saj të Policisë kanë thënë se një grup i efektivave të rendit kanë mbërritur në aeroport dhe kanë shoqëruar në drejtim të banesës së tij në Tiranë shtetasin Fatjon Skënderi.
Gazeta Shqiptare”/ Rama porosi deputetëve: Zgjedhjet vendore, zbusni pakënaqësitë e bazës. I kam bërë një ofertë PDIU
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se një ditë më parë kryeministri Edi Rama porositi deputetët socialistë që të ulin pakënaqësitë në zonat që ata mbulojnë, para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Në një takim me ligjvënësit e PSsë të qarqeve Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Fier e Berat, kryeministri Rama mësohet se kërkoi prej tyre më shumë angazhim në këto zgjedhje. Sipas burimeve për “Gazeta Shqiptare”, një pikë themelore e takimit ishte kërkesa për bashkëpunim të ngushtë në koalicion, veçanërisht me LSInë.
Kriza, ekonomisti i njohur Piketty: “Me Eurozonën krijuam një përbindësh. Me Greqinë, Europa harroi sesi u veprua 1945”
Thomas Piketty, ekonomisti i njohur francez ka bërë disa vlerësime shumë kritike ndaj politikave europiane ndaj Greqisë. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, Piketty vëren se politika aktuale vuan nga një amnezi me pasoja të rënda, përderisa ajo injoron rastin e Francës dhe Gjermanisë në vitin 1945, të cilat siç nënvizon ai “asnjëherë nuk i paguan borxhet e veta plotësisht”. Europa ka dështuar me menaxhimin e krizës, pasojat e së cilës po ndihen shumë për shkak edhe të problemeve të trashëguara.