PS-ja riciklon propozimin e para disa viteve të Spartak Brahos: “Të verifikohet gjendja mendore e Berishës”

Postuar në 11 Mars, 2015 05:46

Degradon komunikimi publik lidhur me çështjen “Doshi”. Ndërkohë që LSI e ka cilësuar si të paqëndrueshëm psikikisht, personin që ka shkuar të dëshmojë në Prokurori, Petrit Çinari, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka dalë sot me një propozim tjetër: “Sot prokuroria të nisë menjëherë hetimet për Sali Berishën dhe të gjithë nxitësit e tjerë politikë të dhunës, sepse Sali Berisha përsëri nuk po kërkon zbatimin e ligjit, por imponimin me forcë të një skenari kriminal që dëmton seriozisht Shqipërinë . Ndërkohë unë do të ndërmarr sot nismën për të verifikuar në rrugë mjekësore gjendjen psiqike të Sali Berishës dhe për të kërkuar mbylljen në çmendinë nëse komisioni mjeko ligjor vërteton se Sali Berisha është klinikisht i papërgjegjshëm. Përsa kohë nuk është shpallur zyrtarisht i papërgjegjshëm klinikisht duhet të përgjigjet për krimet duke nisur nga përhapja e panikut”, tha ai. Një ide kjo që është hedhur disa vjet më parë edhe nga Spartak Braho.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.