Arkiv-Lajme
Qeveria rikthen trajtimin me ushqim të ushtarakëve. Buxheti do të përballohet nga Ministria e Mbrotjes
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për trajtimin me ushqim të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, e drejtë e cila u ishte hequr në vitin 2013 me një vendim të qeverisë Berisha. Vendimi përcakton se kur ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura në rastet kur thirren në repart për nevoja shërbimi, ruajtje, gatishmërie, stërvitje ose fushimi trajtohen me ushqim të gatuar sipas normës së përcaktuar.
Shpëtim Idrizi: Oferta e Ramës në proces diskutimi, aktualisht jemi në opozitë
Kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi, i pyetur dje në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin qeverisës për zgjedhjet lokale deklaroi se “nuk kemi ndonjë ofertë në kuptimin e këtyre që janë mediatike. Është një proces që jemi në diskutim, pra ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë krahët e politikës”. I ftuar në emisionin “Watching” në Agon Channel, Idrizi tha se në 13 mars “kemi Këshillin Kombëtar, ku do të diskutojmë për të përcaktuar kriteret me të cilat do të bashkëpunojmë me krahët politikë dhe pastaj për të vendosur për aleanca”.
Zgjedhjet lokale, Basha koalicion me Mediun, Ndokën, Shehin dhe legalistët. Kërkesat e të vegjëlve
PD ende nuk ka vendosur një afat për arritjen e marrëveshjes me aleatët për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit. “Panorama” shkruan sot se duke iu referuar burimeve të saj, në parim është rënë dakord që si PD, edhe aleatët të paraqesin listën e kandidatëve në zonat ku mendojnë se kanë më shumë mundësi për të fituar. Pas kësaj faze do të bëhet dhe një ballafaqim i të dhënave për të parë se cili prej kandidatëve ka më shumë mundësi për të fituar.
“Koha Ditore”/ Ruajtja e kufijve të jashtëm, emigrimi i kosovarëve ka ndryshuar prioritetet e BE-së. Nuk janë optimist për heqjen e vizave
Disa shtete, anëtare të Bashkimit Evropian, nuk janë shumë optimiste se vizat për qytetarët e Kosovës që të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së do të mund të hiqen shumë shpejt me gjithë përshtypjen që e ka krijuar një deklaratë e cituar në media e komisionerit për Emigrim dhe Politikë të Brendshme, Dimitris Avramopulos, se “shumë shpejt do të ketë lajme të mira për liberalizimin e vizave me Kosovën”, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Panorama”/ Letra e Doshit për Llallën: Duhet të pyetesh edhe ti, vure në dijeni personin e dyshuar
Deputeti Tom Doshi i është drejtuar me një kërkesë prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ku përveç dyshimeve të tij për një proces hetimor të pabesueshëm, i rendit edhe arsyet se përse kërkon një hetim ndërkombëtar. Ja çfarë shkruhet në letër:
“Zëri i Amerikës”/ Rikthimi i lavdisë otomane, Turqia po ndërton 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përfshi një në Tiranë
Gjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. “Zëri i Amerikës” publikon një shkrim nga Dorian Jones, i cili shkruan se Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë. Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali.
Kreu i PD-së, Basha: “Një nga kolumbianët e çështjes së Xibrakës, u lejua të ikte me urdhër nga Dr. e Përgjithshme e Policisë. Nesër publikojmë faktet”
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se një nga kolumbianët e përfolur në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, është lejuar të kalojë në Kapshticë megjithëse është ndjerë nga qeni se kishte patur kontakt me drogën. Sipas Bashës, kalimi i tij është bërë përmes një telefonate nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. “Nesër bëjmë publike faktet”, tha Basha.
Rritja e numrit të të punësuarve në 2014-ën, 82.6 mijë
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç ishte 1.039.336 persona, njofton INSTAT-i. Krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve është rritur me 82.6 mijë.
Nga ana tjetër, është rritur me 30.5 mijë numri i personave te kesaj grupmoshe që kërkojnë punë, por qe nuk kanë gjetur dot.
Këto dy shifra të INSTAT-it, të marra së bashku, tregojnë se rritja e punësimit gjatë vitit 2014 ka shtuar numrin e njerzve që kanë filluar të kenë shpresë për të gjetur punë.
Re.Pu.
L. Basha, ndryshe nga S. Berisha: “Zgjedhjet e parakohshme, një nga opsionet. Në PD do të ngremë Komisionin e Integritetit. Kurrë më koalicion me I. Metën”(përditësuar)
Partia Demokratike nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. Kreu i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar se pret që puna e komisionit parlamentar për dekriminalizimin të ecë sa më shpejt. Ai ka hezituar që të pranojë si opsion të parë zgjedhjet e parakohshme, duke theksuar se “ky është një nga opsionet”. Diçka që kontraston deklaratat e Sali Berishës sot pas protestës. Lidhur me dekriminalizimin ai ka bërë të ditur se në PD do të ngrihet Komisioni i Integritetit që të realizohet vetingu i plotë në bashkëpunim me institucionet shtetërore.
Ilir Metës i zbulohen përherë planet, Dritan Prifti: “Ka pasur plan të më vriste edhe mua”
Dritan Prifti ka qenë sot në studion e Ylli Rakipit në emisionin “Të Paekspozuarit” ku ndër të tjera ka thënë se Ilir Meta ka pasur një plan për të vrarë edhe atë. Më poshtë një pjesë nga intervista: