Arkiv-Lajme

Poroshenko: Armët në Ukrainë, përfshirë dhe ato vdekjeprurëse, nga vendet e BE-së

Postuar në 14 Mars, 2015 04:11

Kievi ka “nënshkruar kontratat për importin e armëve, përfshirë edhe ato vdekjeprurëse me 11 vende”. Deklarata është bërë mbrëmjen e djeshme nga Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, në një intervistë në TV 1+1,  publikuar nga agjencia e lajmeve “Interfax”. Poroshenko nuk i ka përmendur këto vende, dhe as nuk ka specifikuar se cilat janë këto marrëveshje, sidomos për të ashtuquajturat armë vdekjeprurëse.

 

Papa njofton Vitin e jashtëzakonshëm të Shenjtë. Nga 8 dhjetor 2015 deri në 20 nëntor 2016

Postuar në 14 Mars, 2015 04:01

Për të gjithë besimtarët, Ati i Shenjtë ka njoftuar një Vit të jashtëzakonshëm të Shenjtë dedikuar mëshirës. Ai do të fillojë më 8 dhjetor të këtij viti e do të përfundojë më 20 nëntor të vitit 2016. Kjo ndodh 50 vjet pas përfundimit të Këshillit “Vatikani i Dytë”. Rituali do të nisë me hapjen e dyerve të vendit të Shenjtë pranë Shën Pjetrit. Ceremonia do të nisë për publikun në 12 prill, të dielën e Mëshirës.

“Mapo”/ Rehabilitimi i plotë i ‘Olldashistëve’, Basha mbështet projektligjin e Dodës për hapjen e dosjeve

Postuar në 14 Mars, 2015 03:01

“Mapo” shkruan sot se vetëm para pak kohësh, kur deputetja demokrate, Mesila Doda, prezantoi një projektligj për hapjen e dosjeve, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, e sulmoi ashpër duke e quajtur ‘marionetë’ të Edi Ramës. Mes tyre pasoi një luftë deklaratash. Por, sipas “Mapo”-s para pak ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha u shfaq në një bisedë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje me Dodën. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, por dy ditë më parë, Basha deklaroi se PD mbështet projektligjin e Dodës për hapjen e dosjeve. Ai e bëri këtë deklaratë në emisionin “Opinion”.

Zyrë me një përgjegjës dhe dy specialistë për Gjetjen e të Zhdukurve të Komunizmit. Pjesë e Institutit të ish-të Përndjekurve Politkë

Postuar në 14 Mars, 2015 02:54

Me një urdhër të kryeministrit Rama është ngritur Zyra e të Zhdukurve, e cila do të merret me zbulimin e eshtrave të personave të humbur gjatë periudhës së regjimit komunist. Zyra e do të jetë pjesë e strukturës së Institutit të ish-Përndjekurve Politkë, ku ndër të tjerat është parashikuar edhe krijimi i sektorit të Gjetjes së të Zhdukurve nga krimet e komunizmit. Sipas zv/ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula  kjo zyrë do të trajtojë të gjitha kërkesat që do të vijnë nga familjet e persekutuara, famailjarët e të cilëve janë zhdukur gjatë diktaturës.

Makina luksoze e Ermal Hoxhës, një “Corvette” kabriole, në klipin e Bleros

Postuar në 14 Mars, 2015 02:52

“Balkanweb” shkruan se çështja e arrestimi i Ermalit, nipit të Enver Hoxhës, nuk ka mbetur aspak në hije edhe pse kanë kaluar disa muaj. Krahas organeve të drejtësisë dhe politikës, nuk kanë munguar edhe lajmet nga shtypi rozë që e kanë trajtuar arrestimin e bashkëshortit së këngëtares Rezarta Shkurta. Lajmet rreth jetës luksoze që çifti bënte zunë vend menjëherë në faqet e para të gazetave. Ish­kryeministri Sali Berisha ishte ndër të parët që publikoi fotot e makinave që përdorte Ermali.

Përballja e dytë në Prokurori, sot Tom Doshi ballafaqim me Durim Bamin

Postuar në 14 Mars, 2015 01:35

Duket se grupi hetimor nuk ka arritur të përfundojë ballafaqimin mes tyre ,ndaj sot deputeti Tom Doshi do të jetë sërish në Prokurori, ku do të përballet sërish me Durim Bamin, personin që deputeti pretendon se është porositur për eliminimin fizik të tij. Ndërkaq një ditë më parë rreth dy orë e tridhjetë minuta përballë Tom Doshit, Durim Bami ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se akuzat për vrasjen e deputetëve është një sajesë. Bami ka qëndruar 9 orë në prokrurori dhe gjithë kohën i veshur me një jelek antiplumb si masa më ekstreme e sigurisë.

“Koha Ditore”/ Në maj Kosova do të pranohet në Asamblenë Parlamentare të Evropës Juglindore

Postuar në 14 Mars, 2015 01:19

‘Koha Ditore” shkruan se në maj të këtij viti Kosova do të pranohet në Asamblenë Parlamentare të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP). Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, vend që mban kryesinë e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, të premten, u mbajt Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit

Postuar në 13 Mars, 2015 15:32

Kosova hedh një tjetër hap në procesin e njohjes ndërkombëtare. Federata e Basketbollit të Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit – FIBA. Siç njoftojnë mediat, vendimi është marrë sot në mbledhjen që u mbajt në Gjenevë.
http://www.ata.gov.al/kosova-pranohet-ne-fiba-236827.html

Qeveria e Kosovës ul TVSH-në për mallrat bazë të shportës dhe energjinë. Masa që u premtuan edhe në Shqipëri nga PS-ja, por që rezultuan thjesht një Mashtrim

Postuar në 13 Mars, 2015 13:07

Ministria e Financave të Kosovës ka vendosur të ndërmarrë disa masa fiskale që synojnë lehtësimin e klimës për biznesin, por edhe të ulin kostot e jetesës. Kështu, ministri Avdullah Hoti, ka lajmëruar se norma e TVSH-së për mallrat ushqimore bazë si buka, kripa, vaji do të ulet nga 1% që është aktualisht në 8%. Po kështu ulej e TVSH-së, do të aplikohet edhe për shërbimet e ngrohjes, energjisë dhe ujit.

Daçiç sfidon Thaçin: S’do të lejojmë njohje të reja

Postuar në 13 Mars, 2015 13:03

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është sfiduar nga homologu serb, Ivica Daçiç. Gazeta “Express” bën të ditur se ministri serb tha të premten se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshilli të Europës dhe UNESKO-s.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme