Arkiv-Lajme
A. i Aviacionit Civil/ Feliks Baçi pezullohet si drejtor, kalon zv/drejtor. Në postin e drejtorit, Aleksandër Lipivani. Zëdhënësja: "Nuk ka lidhje me raportin e auditit"
Feliks Baçi, i cili mbante postin e Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil ka kaluar së fundmi në postin e zv/drejtorit të këtij autoriteti. Burime nga ResPublica thanë se atij i është kërkuar dorëheqja, por zëdhënësja e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eda Gazheli sqaroi për ResPublica se zoti Baçi prej 8 muajsh mbante detyrën e drejtorit të komanduar në Autoritetin e Aviacionit Civil dhe atë të nëndrejtorit, pas dorëheqjes së ish-drejtorit të këtij Autoriteti, Petrit Sulaj.
Një lloj i ri negociimi nga socialistët; i japin LSI-së Beratin dhe Gjirokastrën, dy zona të sigurta për zgjedhjet. Një akt që flet më mirë se deklaratat për pozitën e Metës
Po debatohet shumë ndarja e përfaqësimit mes PS-së dhe LSI-së për garën elektorale të 21 qershorit 2015. Është thuajse zyrtarisht e konfirmuar se LSI-ja do të ketë kandidatin e vet në Gjirokastër dhe në Berat. Kjo çështje është diskutuar edhe sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku sipas raportimeve të medias reagimet kanë qenë tërësisht në përputhje me traditën e kësaj partie: heshtje, ose miratim. Mirëpo marrja e Gjirokastrës dhe e Beratit nga LSI-ja tërheq vëmendjen për një lloj negocimi të veçantë që po aplikon PS-ja me partnerin e saj strategjik.
Viti i ri, taksa të reja. Qeveria thotë se nuk ka lekë për mirëmbajtjen e rrugëve. Rrugëzgjidhja? Taksë qytetarëve
Qeveria do të aplikojë taksa të reja për mirëmbajtjen e rrugëve. “Aktualisht fondi është 10 milionë euro, është sa një e treta e asaj që kemi nevojë. Eshtë vlerësuar se duhen 30 deri në 40 milionë euro”, deklaroi Argita Totozani, drejtoreshë e Integrimit pranë Ministrisë së Transporteve. Dhe qeveria ankohet, parlamenti miraton. Me këtë rast deputetët e votuan projektligjin që i hap “rrugë hartimit të një strategjie për taksimin rrugor në bashkëpunim me kompaninë konsulente “Egnatia Odhos”, e përzgjedhur nga BERZH si ofruese e fondit”.
Xhavit Haliti shkruan për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke “harruar” se të dyja vendet janë në fund të listës për zhvillim dhe stabilitet
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, shkruan sot në “Zëri” për temën e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pasi rimerr në vështrim kritik idetë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese, apo se një bashkim i shqiptarëve mund të destabilizonte edhe Europën, Haliti ndalon te situata e brendshme në të dyja vendet, ku edhe sheh pengesat më të mëdha. “U bënë disa vjet që strukturat më të larta shtetërore të të dy vendeve po përpiqen të përgatisin kushtet dhe të bëjnë realitet të dukshëm dhe efektiv afrimin dhe integrimin midis dy shteteve.
Qeveria greke ndërpret financimet për gërmimet në varrin e Amfipolisit. Ministri Xydakis: “Nuk ndryshon gjë nëse themi se këtu ndodhet nipi i Aleksandrit të Madh”
Ministri grek i Kulturës, Nikos Xydakis ka deklaruar se qeveria nuk do të financojë më gërmimet arkeologjike në varrin e famshëm të Amfipolisit. Ai ka qenë vetë në sitin e zbuluar,mi shoqëruar nga arkeologia Katerina Peristeri dhe është shprehur se nuk ka më nevojë për fonde të mëtejshme. “Nuk ka shumë gërmime në Greqi që të kenë marrë financime të tilla. Nuk ka më nevojë për para të tjera për momentin. Nuk jemi në kërkim të të famshmëve të vdekur. Çështja është zbulimi i së vërtetës historike.
Qeveria zyrtarizon “Ëndrrën shqiptare”. Vetëm në 2014-ën u larguan 46 mijë shqiptarë. Ikja pa viza mbetet një ëndërr e vërtetë në Shqipëri
Dëshironi të realizoni ëndrrat tuaja? Tani është e mundur edhe në Shqipëri. Është kryeministri Edi Rama, që nga tribuna e preferuar e “Facebook” ka njoftuar të gjithë për nismën “Edhe unë kam një ëndërr”. Nismë kjo që merr shtysë nga kritikat për kufizimet e nismës tjetër: “Ëndrra ime 2015”, e cila u jepte të drejtë vetëm aplikantëve deri në moshën 30 vjecc. “Nisur nga kritikat e më të “vjetërve” për programin “Ëndrra ime 2015″, që kufizohej për moshën deri në 30 vjeç, shpallim sot programin “Ëndrra ime 2015″ për moshën mbi 30 vjeç!
Reagon edhe Presidenti: “Të shembim bunkerët e krimit dhe të korrupsionit”. Flet edhe për pengesa që po u vihen partnerëve strategjikë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur më në fund për situatën politike në vend, por duke u ndalur në përgjithësi te procesi i dekriminalizimit. Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit në takimin e zhvilluar me rastin e 24-vjetorit të Partneritetit ShBA-Shqipëri, ku ka deklaruar se “shqiptarët larguan tiranët e diktaturës. Sfida jonë është të shembim binkerët e korrupsionit dhe krimit, bunkerët e rinj që që vendosen kundër popullit dhe partnerëve strategjikë...”.
Të djathtët braktisin Kuvendin. Ristani: Ilir Meta jep dorëheqjen! Kreu i komisionit të ligjeve, Xhafaj: Ritual i keq i demokratëve për të bërë politikë
“Meta ik!” janë pankartat që shoqëruan paraditen e sotme protestat, tashmë ditore të udhëhequra nga Partia Demokratike. Qëllimi i vetëm sipas deputetëve, të rinjve dhe simpatizantëve demokratë, është dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Deputetët e PD braktisën komisionin e ligjeve për t’iu bashkuar protestës, e cila u zhvillua në ambientet përpara Kryesinë së Kuvendit. Deputeti Arben Ristani kërkoi që: “Ilir Meta të japë dorëheqjen. Në jemi këtu, në këtë protestë derisa Ilir Meta të japë dorëheqjen.
“Monitor”/ Biznesi i acaruar nga politika, stepen investitorët e huaj, ikin ata shqiptarë
Mungesa e stabilitetit juridik për sipërmarrjet është faktori i parë që frenon investimet e huaja Disa sipërmarrje po largohen jashtë. Janë kompanitë e ndërtimit, të cilat po shkojnë në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. “Monitor” shkruan se të ngarkuar nga borxhet në banka, gati në kushte depresioni për shitjet e pakta për vite të tëra, sipërmarrjet nuk po shohin aspak ditë të mira. Pas dimrit që i la me taksa të rritura, bizneset po përballen me një pranverë, që në vend të shpresës sjell një klimë të përkeqësuar, për shkak të debatit të ashpër politik.
“Koha Ditore”/ Lista Serbe do ta votojë Gjykatën Speciale, por jo Forcave të Armatosura të Kosovës
Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së pritet ta rikthejë Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas bojkotit gati dymujor, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, ky vullnet i serbëve nuk ekziston edhe për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për çka Qeveria pati paralajmëruar se do ta ndryshojë Kushtetutën. Burime të “Koha Ditore” kanë thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të rrezikohet nga Lista Serbe, pa votat e së cilës nuk mund të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese.