Qeveria greke ndërpret financimet për gërmimet në varrin e Amfipolisit. Ministri Xydakis: “Nuk ndryshon gjë nëse themi se këtu ndodhet nipi i Aleksandrit të Madh”

Postuar në 16 Mars, 2015 06:52

Ministri grek i Kulturës, Nikos Xydakis ka deklaruar se qeveria nuk do të financojë më gërmimet arkeologjike në varrin e famshëm të Amfipolisit. Ai ka qenë vetë në sitin e zbuluar,mi shoqëruar nga arkeologia Katerina Peristeri dhe është shprehur se nuk ka më nevojë për fonde të mëtejshme. “Nuk ka shumë gërmime në Greqi që të kenë marrë financime të tilla. Nuk ka më nevojë për para të tjera për momentin. Nuk jemi në kërkim të të famshmëve të vdekur. Çështja është zbulimi i së vërtetës historike. A do të ndryshojë ndonjë gjë për Maqedoninë nëse themi se në këtë varr ndodhet nipi i Aleksadrit të Madh? Maqedonia është ajo që është. Njerëzit që jetojnë këtu do të jenë edhe në të ardhmen po ata. Kemi shumë gjetje arkeologjike dhe historike që na lejojnë një identitet shumë të pasur dhe kreativ historik. Nuk kemi pse ta konfirmojmë këtë vazhdimisht”, tha Xydakis. Sipas tij Amfipolis e ka marrë atë që i takon në financime dhe se tani duhen mbështetur gërmime të tjera.
http://en.protothema.gr/amphipolis-tomb-not-a-priority-no-mo...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.