Reagon edhe Presidenti: “Të shembim bunkerët e krimit dhe të korrupsionit”. Flet edhe për pengesa që po u vihen partnerëve strategjikë...

Postuar në 16 Mars, 2015 05:21

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur më në fund për situatën politike në vend, por duke u ndalur në përgjithësi te procesi i dekriminalizimit. Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit në takimin e zhvilluar me rastin e 24-vjetorit të Partneritetit ShBA-Shqipëri, ku ka deklaruar se “shqiptarët larguan tiranët e diktaturës. Sfida jonë është të shembim binkerët e korrupsionit dhe krimit, bunkerët e rinj që që vendosen kundër popullit dhe partnerëve strategjikë...”. Me një gjuhë që kujton mesazhet e fundit të opozitës, Nishani ka dalë,e një qëndrim të parë pas daljes në dritë të çështjes “Doshi”. E paqartë mbetet se çfarë do të thotë Presidenti me “bunkerët që i vendosen partnerëve strategjikë”, sa kohë që për orientimin në politikën e Jashtme, ka nëpjë mirëkuptim nga të gjitha palët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.