A. i Aviacionit Civil/ Feliks Baçi pezullohet si drejtor, kalon zv/drejtor. Në postin e drejtorit, Aleksandër Lipivani. Zëdhënësja: "Nuk ka lidhje me raportin e auditit"

Feliks Baçi, i cili mbante postin e Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil ka kaluar së fundmi në postin e zv/drejtorit të këtij autoriteti. Burime nga ResPublica thanë se atij i është kërkuar dorëheqja, por zëdhënësja e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eda Gazheli sqaroi për ResPublica se zoti Baçi prej 8 muajsh mbante detyrën e drejtorit të komanduar në Autoritetin e Aviacionit Civil dhe atë të nëndrejtorit, pas dorëheqjes së ish-drejtorit të këtij Autoriteti, Petrit Sulaj. Sipas zëdhënëses së këtij institucioni, Eda Gazheli me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 21 Janar, në postin e Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil është Aleksandër Lipivani.
Të dy drejtorët, si Petrit Sulaj i dorëhequr 8 muaj më parë, ashtu dhe Aleksandër Lipivani mësohet se kanë qenë propozime të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E pyetur nëse largimi i zotit Baçi ka të bëjë me përfundimet e nxjerra nga një raport i auditit të brendshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, zëdhënësja Gazheli e mohoi një gjë të tillë dhe tha se si në cdo institucion kur largohet drejtori i Pergjithshem, detyren e merr perkohesisht zv/drejtori. Informacione qarkullojnë edhe për një largim të mundshëm nga detyra të drejtoreshës së Albcontrollit, Belinda Balluku, por mbeten jozyrtare.
l.m
Comments
A e kuptoni sa absurde qe

A e kuptoni sa absurde qe eshte qe ne kete vend pozicione mirfilli teknike, burokratike, zgjidhen nga politikane qe as e njohin fushat respektive?

Feliks Baci, ka qene

Feliks Baci, ka qene zv.drejtor qe ne kohen e PD-se, respektivisht, edhe me cdo drejtor qe ikte e vinte. Keshtu qe nuk perben lajm, me teper eshte nje kerkese e deshtuar e Liksit, per te terhequr vemendjen, pasi groposi Aviacionin Civil, me favore dhe sherbime per te preferuarit e tij.

ky eshte nje artikull i

ky eshte nje artikull i paguar dhe kerkuar nga vete Liksi, qe momentalisht eshte i semure me grip, dhe ka sjell raport shendetsor, nje hilacak, burracak, dhe deshtak, i aviacionit civil.

sa qesharak, Feliksi lart e

sa qesharak, Feliksi lart e poshte, hiqej si drejtor, por na paskerkash qenur, drejtor i komanduar... as nuk me cudit ky lajm, aq me teper, qe eshte nje zv. drejtor, i vendosur nga PD-ja, ne qeverine e tyre...

Obobo moj nene, quo vadis

Obobo moj nene, quo vadis Shqiperi?

Add new comment