Arkiv-Lajme

Spanjollët identifikojnë edhe pilotin vendas që udhëtonte me Sokol Fekën. Trupi i majorit, ende i pakthyer në atdhe

Postuar në 17 Mars, 2015 14:55

Një dosje tashmë e harruar, ndërsa trupi i pilotit Sokol Feka ende nuk është kthyer në Shqipëri, po pasurohet me detaje të reja. Është arritur të dentifikohet piloti i dytë që udhëtonte më 27 janar në bord me pilotin shqiptar. Mediat spanjolle njoftojnë se piloti i dytë që ka gjetur vdekjen gjatë përplasjes së helikopterit me shtyllën elektrike është Juan Francisco Mena 31 vjeç nga rajoni i Esperas në Spanjë.

Deputeti gjerman i CDU-së pas takimit me Bashën: Mbështetet akoma te këshillat e Berishës

Postuar në 17 Mars, 2015 14:03

Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Roderick Kiesewetter, ka një përshtypje të qartë pas takimit në Gjermani me kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Ai mbështetet ende te këshillat e Sali Berishës”, konstatoi deputeti. Ja një përmbledhje të gjendjes në PD siç e përshkroi  Kiesewetter:

Disa pyetje nga Tom Doshi për Ilir Metën. Keqardhje që Edi Rama po i jep mbështetje kryetarit të kuvendit!

Postuar në 17 Mars, 2015 13:57

Tom Doshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Metës në Lezhë, sipas të cilit deputeti i Shkodrës e ka vendin në psikiatri.

Shkundet edhe njëherë Shën Kozmai. Servet Pëllumbi shkruan se përkujtimi i tij, i shërbeu qarqeve shoviniste dhe kishte mesazhe antishqiptare(përditësuar)

Postuar në 17 Mars, 2015 12:46

“Politika si fe, feja si politikë dhe rasti i Shën Kozmait”, kështu titullohet opinioni i sotshëm i Servet Pëllumbit në gazetën “Dita”. Nisur nga titulli, Pëllumbi duket se ka gjetur një moment për të folur për instrumentalizimin e figurës së Shën Kozmait në funksion të politikave të caktuara. Mirëpo në opinionin e gjatë që i ngjan një parashtrese të ideve të ndryshme mbi fenë, Kozmai zë vetëm 5% të volumit dhe diku nga fundi. Pëllumbi ndalet tek ateizmi, dhe teologjia, te trajtimi filozofik i tyre për të vijuar me çështjen e rekrutimit të xhihadistëve për në Siri.

Një rekomandim “njerëzor” i Avokatit të Popullit për qeverinë: Falni kamatëvonesat për shtresat e varfra, goditje e rëndë për dinjitetin njerëzor

Postuar në 17 Mars, 2015 11:48

Duke i kujtuar qeverisë se aksesi në burimet thelbësore të jetesës është një nevojë humane thelbësore dhe për rrjedhim një e drejtë elementare për t’u respektuar, institucioni i Avokatit të Popullit  i kërkon qeverisë të vërë dorën në zemër dhe të falë kamatëvonesat e energjisë për shtresat në nevojë. Sipas këtij institucioni  mungesa e aksesit të plotë në këto burime është një rrezik i madh dhe një goditje e rëndë për dinjitetin njerëzor

Tre ekrane informative i kundërvihen një të katërti dhe akuzojnë ministrin Tahiri për favorizim në ekskluzivitete. Shpiket termi “kasemogazetaria”

Postuar në 17 Mars, 2015 11:24

Pamjet mesa duket ekskluzive të arrestimit të anëtarëve të dyshuar të një grupi që kryente atentate me trotil nga Fushë Kruja, kanë vënë në sherr tre televizione informative në vend, kundër Ministrisë së Brendshme me akuzën për favorizim të medias A1 Report. ABC News, News24 dhe Ora News akuzuan ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për favorizimin e medias në fjalë. Tahiri ka reaguar pas sulmit. Sipas tij,

Takimi me FMN-në, Cani: Nuk do ketë rritje taksash. Ilahi: Vazhdon rritja ekonomike, bëtë reforma të nevojshme

Postuar në 17 Mars, 2015 10:24

Në takimin për nxjerrjen e konkluzioneve e rishikimit të programit të FMN-së në Shqipëri, shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë, Nadem Ilahi u shpreh se Shqipëria do të vijojë rritjen ekonomike edhe përgjatë vitit 2015, e cila parashikohet me 3 përqind. Sipas Ilahit, pavarësisht përmbytjeve dhe kredive të këqija, ekonomia do të vijojë rritjen si pasojë e reformave të marra në shumë sektorë, ku më e rëndësishme është reforma në sistemin energjitik. Të pranishëm në këtë takim ishin Ministri i Financave, Shkëlqim Cani si dhe Mnistri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Shënim: Shkresa sekrete e policisë, heshtja e/ndaj ministrit të Brendshëm dhe disa qëndrime inkoherente të mazhorancës dhe opozitës

Postuar në 17 Mars, 2015 09:02

Një ditë më parë, në media u publikua një dokument sekret i policisë, përmes të cilit bëhej e ditur se gjatë operacionit “Laguna e Vilunit”, një person i mbajtur në vëzhgim dhe i kërkuar për trafik droge, nuk u arrestua pasi hipi në makinën e deputeti Mark Frroku. Kjo akuzë shumë e rëndë, u pranua pjesërisht dje në emisionin “Opinion” nga vetë deputeti Frroku, i cili deklaroi se policia e kishte ndaluar makinën e tij, por në të nuk ka qenë asnjë person i kërkuar. Pyetja e parë që lind që këtu është: pse atëherë makina e deputetit Frroku u ndalua nga policia?

Rektori i Durrësit mbante mbyllur në zyrë dekanin! Vjen vetë ministrja e Arsimit Nikolla për ta zënë mat drejtuesin!

Postuar në 17 Mars, 2015 08:47

Po flitet për një drejtues universiteti. Pak ditë më parë policia e ndaloi për drejtim makine në gjendje të, ndërsa sot ministrja e Arsimit zbulon diçka të paimagjinueshme.   

Pesë të arrestuar për shpërthimet e Fushë-Krujës. Kapen 30 kg tritol dhe 2 kg C4. Dyshohen për atentate politike

Postuar në 17 Mars, 2015 07:36

Është arrestuar në grup prej pesë personat që dyshohet se janë autorët e shpërhtimeve të fundit në Fushë Krujë. Operacioni i policisë i koduar “Kronometri” ka zbuluar edhe një bazë tritoli. Të arrestuar janë Astrit Zguri 38 vjeç, dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. Ylli Zalla 38 vjeç, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Bedri Murati 40 vjeç, dënuar për narkotikë. Fatjon Caca 31 vjeç dhe A. Z, 17 vjeç. Të gjithë lindur dhe banues në fshatrat e Krujës e F.Krujës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme