Deputeti gjerman i CDU-së pas takimit me Bashën: Mbështetet akoma te këshillat e Berishës

Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Roderick Kiesewetter, ka një përshtypje të qartë pas takimit në Gjermani me kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Ai mbështetet ende te këshillat e Sali Berishës”, konstatoi deputeti. Ja një përmbledhje të gjendjes në PD siç e përshkroi Kiesewetter:
“Basha e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin. Te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë”.
a.k
Comments
Keto nuk i citon opozita, apo
<p>Keto nuk i citon opozita, apo te themei ABC News ose New 24</p>
Basha pati dy vjet kohe te
<p>Basha pati dy vjet kohe te tregonte se do hapte nje faqe te re historie ne PD. Nuk e beri, eshte i deshtuar, dhe hajt mireupafshim. </p>
Add new comment