Disa pyetje nga Tom Doshi për Ilir Metën. Keqardhje që Edi Rama po i jep mbështetje kryetarit të kuvendit!

Postuar në 17 Mars, 2015 13:57

Tom Doshi ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Metës në Lezhë, sipas të cilit deputeti i Shkodrës e ka vendin në psikiatri. Në reagimin e tij Tom Doshi teksa zbardh edhe detaje nga bisedat mes tij dhe Ilir Metes nge pyetjet pse kryetari i kuvendit nuk pranon përfshirjen e  hetuesve të huaj per akuzat që i janë bërë, përse e mohon njohjen me Fatjon Skënderaj, kur ka pranuar se ka qenë vetëm njëherë për darkë në lokalin VIVA, në prani të Nard Kokës, pse e mohon lidhjen e ngushtë të Monika Kryemadhit me Fatjon Skënderaj gjatë gjithë këtyre viteve kur  figurojnë qindra telefonata mes tyre,  pse e mohon takimin me Mark Frrokun në zyrën e tij në Kuvend dhe ofertën që i ka bërë atij për fshehje të të vërtetës? Doshi shpreh keqardhjen për mbeshtetjen që Partia Socialiste po i jep Ilir Metës, i cili sipas tij  ka marr peng qeverinë e maxhorancën. Ai thotë se  institucionet e shtetit, që drejtohen nga kjo maxhorance politike, janë të gjitha në funksion të fshehjes të së vërtetës, apo bërjen qesharake të këtyre akuzave, për të mbrojtur një kriminel, që nuk mund të drejtojë pas kësaj Kuvendin e Shqipërisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.