Tre ekrane informative i kundërvihen një të katërti dhe akuzojnë ministrin Tahiri për favorizim në ekskluzivitete. Shpiket termi “kasemogazetaria”

Postuar në 17 Mars, 2015 11:24

Pamjet mesa duket ekskluzive të arrestimit të anëtarëve të dyshuar të një grupi që kryente atentate me trotil nga Fushë Kruja, kanë vënë në sherr tre televizione informative në vend, kundër Ministrisë së Brendshme me akuzën për favorizim të medias A1 Report. ABC News, News24 dhe Ora News akuzuan ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për favorizimin e medias në fjalë. Tahiri ka reaguar pas sulmit. Sipas tij,

“Shpifja nuk është argument. Është e papranueshme që në emër të lirisë së shtypit dhe duke shfrytëzuar mundësinë që u jep ekrani në pronë të tyre, tre media bashkë përcjellin për publikun një deklaratë shpifëse.

E cila denigron për arsye të panjohura për ne, institucionin e Ministrisë së Brendshme dhe imazhin e Policisë së Shtetit. Ndërkohë që arsyeja e shpallur si argument për këtë deklaratë shpifëse është tërësisht e pavërtetë. Ngjarja, të cilës u referohen të treja mediat bashkë, është bërë me dije nga Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar, i cili është shpërndarë në mënyrë të njëjtë për të gjitha mediat. Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë axhendë kufizuese apo intimiduese për lirinë e medias”.

Nga ana tjetër, drejtuesja e A1 Report Alba Malltezi, e quajti këtë lloj reagimi “aleancë e kasemogazetarisë” kundër profesionalizmit dhe “një shantazh mafioz kundër nesh e gazetarëve tanë të palodhur”. Duke sajuar edhe një neologjizëm që me ç’kuptohet, vjen nga emri i një prej drejtuesve të grupit mediatik që ka brenda News 24-ën.

Comments

Submitted by Ministri nuk es... (not verified) on

I nderuar Zoti Minister...

Pa hyre ne detajet dhe rezultatet e punes suaj si minister dhe te Ministrise nen drejtimin tuaj,

duhet te ndergjegjesohesh dhe te pergjegjesohesh, me ne fund,

se Ju jeni Ministri i Brendshem, por ju nuk jeni Ministria e Brendshme, qe ka per te qene aty ku eshte,

edhe pasi ju te mos sherbeni me si minister i saj.

Ju sapo u shprehet: se dikush..."denigron për arsye të panjohura për ne, institucionin e Ministrisë së Brendshme

dhe imazhin e Policisë së Shtetit."

Edhe sikur dikush te perpiqet tu denigroj juve-Ju,

fatkeqesia do ndodh ndaj jush, si person, por ju nuk jeni Imazhi i Policise se Shtetit...

Nese Shefi i Policise se Shtetit nuk do te ishte i juaji si Parti/Minister, atehere do fillohej ne respektimin e tij

thjesht si Shef Policie.

Tash per tash, perderisa ende s'eshte bere shtet, ju jeni thjesht te punesuar dhe beni mire te kryeni detyren.

Kush dreqin ua ka mbushur mendjen (njelloj si parardhesve tuaj, qe prandaj humben)

se jeni Imazhi i Policise, apo i Shtetit?!

Nga kjo mendje fluturake, ju hyni direct ne bisedat ne studioet dhe keshilloni

gazetaret/opinionistet, te behen me ju, te bashkepunojne me JU-ve Ju...

Submitted by Licovuni (not verified) on

Une ve re se te gjitha mediat opozitare, apo afer me opozites si dhe opozita, si objektiv kryesor kane denigrimin e policise, ne vend te perkrehjes se saj kur godet kriminele, qofshin keta edhe nga radhet e saj. Degjojme se pothuajse cdo jave ne Itali goditen banda droge me pernberje nga 20 e me shume vete. Por asnjehere nuk kemi lexuar se per ekzistencen e ketyre bandave ka faj policia apo qeveri e aq me pak kryeministri. Kjo eshte per t'u cuditur qe na tregon se opozita e sotme duket sikur eshte me ne merak se po goditen kriminelet se sa nuk po goditen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.